Gjatë një vizite në qendrën shëndetësore në Dhërmi, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se më shumë se 60% e popullatës së rrezikuar mbi 50 vjeç tashmë është vaksinuar, ndërkohë shtoi se në gjysmën e parë të muajit Gusht janë kryer 100.000 vaksinime.
Më tej Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se më shumë se 29 mijë qytetarë kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore, 8 mijë prej tyre janë turistë të huaj që kanë ardhur dhe kanë aksesuar shërbimin shëndetësor në territor gjatë periudhës së sezonit turistik.
Gjithashtu, Manastiliu është shprehur se qendrat shëndetësore verore kanë ulur fluksin në spitale, duke ofruar shërbime të urgjencës për turistët.
” Nga 29 mijë qytetarë që kanë marrë shërbime, me pak se 3% e tyre janë referuar në spitale, që do të thotë se qytetarët kanë marrë shërbimin e kërkuar në këto qendra”, tha Manastirliu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto