Mamaja e Mira Muratit jep këshilla për të rinjtë dhe prindërit: Rruga e punës është drejt librit - Business Magazine Albania

Mamaja e Mira Muratit jep këshilla për të rinjtë dhe prindërit: Rruga e punës është drejt librit

Mamaja e Mira Muratit jep këshilla për të rinjtë dhe prindërit: Rruga e punës është drejt librit

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Enrik Mehmeti, shfaqet mamaja e Mira Muratit duke dhënë disa këshilla për të rinjtë dhe prindërit për sukseset në jetë.

Gjatë bisedës, gazetari e pyet se çfarë këshillash do t’u jepte të rinjve që duan të jenë të suksesshëm, si dhe prindërve që duhet të bëjnë me fëmijët e tyre.

Me qetësinë e saj, ajo thekson rëndësinë e përkushtimit ndaj dijes dhe këmbënguljes për të arritur ëndrrat. Ajo u bën thirrje të rinjve që të jenë më këmbëngulës në rrugën e dijes dhe të punojnë fort për realizimin e synimeve të tyre.

Lexo edhe:Nvidia bën një investim të rëndësishëm në startup-in “Thinking Machines” të Mira Muratit

“Të rinjtë duhet të jenë më këmbëngulës në punën e tyre, në fushën e dijes me qëllim që të realizojnë ëndrrat e tyre. Ndërsa prindërit duhet t’i fusin në rrugën e punës. Rruga e punës është rruga e librit, e mësimit dhe e edukimit. Kjo është rruga e punës,” u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo foli edhe për vajzën e saj, duke u shprehur se Mira Murati është një krenari e madhe për familjen dhe gjithë komunitetin.

“Natyrisht ajo është një krenari e madhe për fëmijën tim, për familjen dhe për të gjithë komunitetin ku jetojnë shqiptar. Vlora nxjerr fëmijë të suksesshëm, të mirë, të mençur dhe inteligjentë. Si mësuese, unë jam e bindur për këtë, sepse kam edukuar dhe nxjerrë shumë breza,” përfundoj ajo.

NB

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0