“Makina Ime”, aplikacioni i Porche Albania në Automotive Fair Albania - Business Magazine Albania

“Makina Ime”, aplikacioni i Porche Albania në Automotive Fair Albania

Ajkena Tafili, pjesë e departamentit të Marketingut në Porche Albania, na foli gjatë Automotive Fair Albania për distributorin zyrtar të  markave të rëndësishme siç janë Volkswagen, Audi, Skoda dhe aplikacionit “makina ime”. Ky aplikacion mundëson informimin e plotë rreth lëvizshmërisë. Për të mësuar më shumë rreth kësaj, ne zhvilluam një intervistë me Ajkena Tafili.

Cilin produkti që përfaqësuat në këtë audicion?

Në këtë edicion të dytë erdhëm pak më ndryshe, sepse u përfaqësuam me dy stenda. Stenda brenda përfaqësoin Volkswagen Buzz, i cili është i lancuar në Shqipëri për herë të parë në këtë edicion dhe është risi e automobilizmit elektronik. Ka qenë ndër të parët që ka shtyrë dhe ka sjellë makinat elektrike dhe ka bërë më shumë përparësi në këtë drejtim. Kësaj herë kemi ardhur me dizanjin ikonik të ID buzz, i cili vjen në formën e tij elektrike, si vetë slogani “Stay retro, Go electric”.

Ndërsa në stendën e jashtme u përfaqësuam nga aplikacioni “makina ime”, i cili është aplikacioni i parë që ka çdo gjë dhe lëvizshmërinë dhe markën Das WeltAuto, e cila ka makina të përdorura të certifikuara. 

 Cilat janë pikat e forta të këtyre automjeteve apo makineritë e shërbimit që keni sjellë?

Pikat tona të forta dihen tashmë.  Është marka ndërkombëtare, e cila ka treguar veten ndër vite. Por, ajo me cilën ne si Porsche Albania mburremi më së tepërmi, është aplikacioni “Makina Ime”, i cili është drejt rrugës të 100 mijë të regjistruarve dhe ka sjellë revolucionin e vet si aplikacioni i vetëm që përmban çdo gjë rreth lëvizshmërisë dhe funksionalitete të tjera të shumta. Çdo ditë e më shumë ne po i zgjerojmë funksionalitete për t’i ardhur në shërbim çdo personi që do të dijë më shumë rreth botës të transportit, lëvishmërisë që ka një makinë, që do të blejë një makinë apo që nuk ka një makinë.  Në aplikacion kemi përfshirë çdo gjë dhe ju ftojmë që ta shkarkoni . 

Si ka qenë eksperienca juaj gjatë këtyre dy ditëve të panairit?

Eksperienca ka qenë shumë pozitive. Është edicioni i dytë që ne marrim pjesë, megjithatë kësaj herë duke qenë se është vetë moto / slogani me cilin përfaqësohemi me Volkswagen “Love Brand” e ndjejmë gjithë dashurinë që kemi marrë për lancimin e mjetit më të ri nga Volkswagen, që është Volkswagen ID Buzz. Jemi shumë pozitivë dhe të lumtur për gjithë interesin që kemi marrë nga çdo vizitor në këtë panair.  Automotive fair Albania përveç se ishte një super organizim që kësaj herë na ka lënë vertet gjithëve pa fjalë për gjithë aktivitete dhe mënyren se si funksionoi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0