Mak Albania prej vitesh në shitje. Ikën hotel Sheraton

Mak Albania prej vitesh në shitje. Ikën hotel Sheraton



1 janari nis me zhvillime kontradiktore për turizmin në Shqipëri. Pikërisht në ditën që hy në fuqi një paketë e rëndësishme lehtësish për investimet e markave ndërkombëtare të turizmit, e vetmja markë e këtij niveli lë tregun shqiptar.

Fjalët që përfliteshin prej pak muajsh janë konfirmuar së fundi nga Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA). Hotel “Sheraton” do të largohet nga Shqipëria duke filluar nga 1 janari 2018. Në deklaratën e saj për shtyp, shoqata e cilëson këtë, “dhuratën më të keqe që i bëhet turizmit shqiptar dhe është një nga lajmet më negative të gjithë historisë së 20 viteve të fundit të hotelerisë dhe turizmit tonë”.

Shoqata rendit një sërë problemesh në sektorin e turizmit, duke theksuar se qeveria, më shumë se taksave duhet t’i kushtojë vëmendje klimës së biznesit. “Sheratoni” prej fillimit të javës tjetër kalon në menaxhim të pronarëve të ndërtësës. Pronarët e saj janë arabët, që në Shqipëri njihen me emrin e kompanisë “Mak Albania”.

Të pyetur nga “BusinessMag”, drejtues të shoqatave të turizmit, vlerësojnë se largimi i “Sheraton” lidhet më së shumti me pasiguritë për të vazhduar menaxhimin në një objekt që prej më shumë se tre vitesh ka dalë në shitje. Investitorët e “Mak Albania-s” kërkojnë të shesin godinën, ku “Sheraton” ushtroi aktivitetin prej vitit 2003. Pas dhjetëvjeçarit të parë të punës, pasiguritë janë rritur për menaxhimin e hotelit, i cili nuk mund të shihte një të ardhme të sigurt në një objekt në shitje.

2018-a pritet të përcaktojë fatin e hotelit “të lënë bosh” dhe të objektit tërësor ndërtuar nga “Mak-Albania”. Vendimtare për ndryshimet në të ardhmen mbetet një shitje e mundshme e godinës. Deri në një rast të tillë, investitorët arabë nuk duket se janë të disponueshëm të ndryshojnë desinacionin e pjesës së shfrytëzuar nga “Sheraton”, çka nënkupton, dhënien në menaxhim të hotelit një tjetër marke të niveleve ndërkombëtare.

Pas krizës financiare ndërkombëtare, tregu i turizmit ka pasur zhvillime të dukshme si në nivel ndërkombëtar, edhe atë lokal. Vetë rrjeti i njohur “Sheraton” u ble para një viti nga grupi po i njohur i hotelerisë botërore “Marriott”.

Ndërkohë, dy vitet e fundit, në tregun vendas, është shtuar ndjeshëm konkurenca e hoteleve me standarde të larta. Hapja e hotel “Plazza” shtoi kapacitetet e shërbimit të niveleve të larta në Tiranë, ndërkohë edhe në segmentin me 4 yje ka shtim konkurence. Hotel “Rogner” pothuajse ka dyfishuar kapacitetin e tij pritës dhe hotel “Tirana” pritet të zgjerohet në vitet në vijim me një godinë tjetër të madhe bashkëngjitur saj, për të cilën sipërmarrësi ka marrë tashmë lejen e ndërtimit.

Mbetet për t’u parë kush do të zërë vendin e “Sheraton”, dhe mbi të gjitha a do të përfitojë nga lehtësitë fiskale, pasi mund të prezantohet si një investitor i ri me emër në hoteleri-turizëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0