MAJI SOLLI NGJARJEN E VITIT PËR INDUSTRINË IMOBILIARE NË SHQIPËRI - Business Magazine Albania

MAJI SOLLI NGJARJEN E VITIT PËR INDUSTRINË IMOBILIARE NË SHQIPËRI

The New Century Of Real Estate In Albania 2022, Conference

Century 21 Albania, rrjeti më i madh i Industrisë Imobiliare në Shqipëri dhe rajon, zhvilloi për herë të parë në vend një Konventë me 300 pjesëmarrës, staf e bashkëpunëtorë, të cilët u bënë bashkë nën moton: “Lead, Innovate, Deliver the Extraordinary”.

Ky vit që shënoi dhe 14 vjetorin e Century 21 Albania, është vazhdimësi e disa prej viteve që kanë kulmuar më shumë arritje në rang kombëtar dhe rajonal për rrjetin Century 21 dhe Industrinë Imobiliare në përgjithësi. Si një faktor dhe aktor i rëndësishëm në treg, kjo markë zgjodhi të tregojë ecurinë dhe ndikimin në zhvillimin e tregut imobiliar në vend përmes kësaj ngjarjeje jo të zakonshme.

Konventa nisi me një intervistë që moderatori Blendi Salaj zhvilloi me CEO-n e Century 21 Albania, z. Jonian Antoni. Z. Antoni ndau me audiencën historikun e rrjetit duke përfshirë sfidat e fillimit, dështimet dhe arritjet, të cilat e kanë bërë rrjetin të jetë ai që është sot. Misioni dhe vizioni i rrjetit të menaxhuar nga stafi drejtues dhe zyra Master ka qenë rritja e objektivave jo vetëm në nivele transaksionesh dhe numrash, por mbi  të gjitha në ndërtimin e shërbimit përmes agjentëve dhe brokerëve sipas standardit perëndimor.

Gjatë fjalës së tij, z. Antoni theksoi frymën e bashkëpunimit në skuadër dhe foli për çmimin “Centurion” i cili do vijë këtë vit për herë të parë në Shqipëri. Çdo shkurt, programi i çmimeve Century 21 kulmon me prezantimin e çmimeve vjetore në një event gala për të njohur arritjet e larta në vitin e fundit kalendarik mes profesionistëve të rrjetit në të gjithë botën. Kategoritë kryesore të çmimeve përfshijnë Statusin Centurion. Arritja e statusit Centurion është çmimi më prestigjioz i disponueshëm për profesionistë me arritje të larta (Centurion Producers) dhe zyra me arritje më të larta (Centurion Offices), bazuar në një vlerë të caktuar transaksionesh.

Një nga momentet kulminante të Konventës The New Century of Real Estate in Albania, ishte lidhja përmes një video konference me Mike Miedler, CEO dhe President i Century 21 me bazë në USA. Ai mbajti një fjalim motivues duke theksuar dhe një herë arsyet se pse Century 21 është marka më e rëndësishme e Real Estate në botë, por edhe marka Franchise më e suksesshme. Fuqia e markës duket çdo ditë me rritjen e rrjetit përmes zyrave dhe agjentëve të rinj që bashkohen në gjithë botën.

Agjentët u ngritën në këmbë dhe u bënë pjesë e skenës me entuziazmin e tyre kur së bashku me Regina Sala, Edit Bregu dhe Kristina Papajani brohoritën Parimet Themelore të punës së një agjenti dhe konsulenti Imobiliar. Parime si, “Ne Ndërtojmë Besimin”, “Ne Jemi Dëgjues Aktivë”, “Ne Japim 121%”, “Ne Krijojmë Kujtime”, “Ne Nuk Ndalemi në Rrugën e Dijes”, “Ne Ndikojmë me Njohuritë Tona”, etj., ishin momente impresionuese dhe frymëzuese për të gjithë pjesëmarrësit e Konventës.

Anisa Mance, Drejtore e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Tiranë, u ndal në fjalën e saj në rëndësinë që ka formalizimi i Industrisë Imobiliare si dhe sfidat e zakonshme që has qytetari shqiptar kur përballet me problematikat e pronës. Znj. Mance theksoi rëndësinë e rolit të agjentit imobiliar në rregullimin e tregut dhe sidomos kërkesës, që do sjellë në përmirësimin e jetesës dhe zhvillimin komunitar.

Lexo: 5 mënyra se si sipërmarrja do t’ju “detyrojë” të rimendoni karrierën tuaj 9–5

Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA (Shoqatës Kombëtare të Industrisë Imobiliare në Shqipëri) foli për misionin dhe vizionin e shoqatës si dhe arritjen e paprecedentë të bashkimit së bashku të aktorëve dhe faktorëve kryesorë të Industrisë Imobiliare, nismë e Century 21 Albania dhe agjencive të tjera kryesore në treg. Kjo nismë solli formalizimin e profesionit të agjentit imobiliar si faktor të rëndësishëm për të rregulluar tregun dhe për të luftuar informalitetin.

Meri Rama, Brokere e Century 21 në Kaliforni tregoi se si është jetë e një konsulenti imobiliar në vendin ku u krijua Century 21, si dhe dha disa këshilla se si një konsulent imobiliar mund të përmirësohet në jetën e tij profesionale duke respektuar parimet dhe duke ruajtur mbi të gjitha integritetin.

Regina Sala, solli në skenë dy panele shumë të rëndësishme: Panelin e Brokerave dhe Panelin e Konsulentëve Imobiliarë. Dritan Leka nga Century 21 CPM, Arjan Rustemi nga Century 21 Elite dhe Eris Myrtezani nga Century 21 Atlantic në Durrës, të cilët folën secili për Zhvillimin, Historinë dhe Inovacionin si shtylla të rëndësishme për partnerët e vjetër dhe të rinj të Century 21 Albania.

Paneli i Konsulentëve Imobiliarë, solli disa prej agjentëve më të suksesshëm të Century 21 Albaina, të cilët janë dhe anëtarë të Team 21. Erti Memoçi nga Century 21 Smart, theksoi rëndësinë e punës në grup, integritetit dhe korrektësisë në dhënien e një shërbimi.  Agjentja Hatixhe Murrani nga Century 21 New Day në Durrës, e cila u shpall për 2021 si agjentja më e suksesshme, tregoi se me përkushtim durim dhe këmbëngulje, mund t’ia dalësh të tejkalosh objektivat profesionale që i ke vënë vetes. Bruno Xhaferraj nga Century 21 Aulona në Vlorë, foli ndër të tjera se si po zhvillohet bregdeti dhe tendencat e zhvillimit të kësaj industrie në jugun e Shqipërisë.

Fuqia e rrjetit Century 21 Albania janë njerëzit që e përbëjnë dhe parimet e tyre për të luftuar të zakonshmen dhe për të krijuar eksperiencën e jashtëzakonshme për klientët e tyre. Fryma që përcolli organizimi dhe mesazhet që solli kjo konventë e treguan këtë më së miri.

Ndiqni dhe informohuni në çdo kohë për Century 21 Albania në faqen zyrtare: https://www.century21albania.com/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0