Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, ofroi të këmbente naftë venezueliane me vaksinat kundër Covid. SHBA sanksionoi Venezuelën në vitin 2019 duke ndaluar eksportin e naftës nga vendi amerikano-jugor.
“Venezuela po punon të marrë vaksinat nga OBSH-ja dhe ka metodën e saj për të paguar. Fondet e ngrira nga shtetet e tjera dhe shitjen e naftës, ne kemi naftë me shumicë dhe jemi gati për “naftën e vaksinës”, por nuk do t’i lutemi asnjeriu”- u shpreh Maduro në një televizion kombëtar.
Venezuela ka marrë doza vaksinash nga Rusa dhe Kina. Qeveria dhe opozita kanë qenë në bisedime me Organizatën Shëndetësore Panamerikane (PO) mbi mundësinë që Venezuela të përfitojë vaksina përmes COVAX, por qeveria tha javën e kaluar se nuk do të pranonte vaksinën AstraZeneca PLC, një nga vaksinat kryesore të vendosura nga COVAX në Amerikën Latine.
Washington-i e quan Maduron një diktator që shkaktoi kolapsin ekonomik të vendit dhe ka shkelur të drejtat e njeriut. Ndërkohë, Maduro shprehet se Washngton-i po kërkon ta rrëzojë atë me një grusht shteti që të menaxhojë rezervat e naftës në Venezuelë, një ndër më të mëdhajat në botë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.