Lundroni në epokën e re të informatikës portabël me Galaxy Book S
Përditësuar së fundmi: 12/08/2019

Lundroni në epokën e re të informatikës portabël me Galaxy Book S

Share
nga Ornela Trupja
Gus 12, 2019


NEW YORK, SHBA – 7 gusht 2019Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi Galaxy Book S, një pajisje kompjuterike portabël që të ndryshon jetën, e projektuar enkas për përdorues me performancë të lartë, të cilët nuk duan të mbajnë nëpër duar laptopët tradicional me përmasa të tepërta dhe elementë pa fund.

E projektuar për personat e suksesshëm – novatorët, largpamësit, ata që i bëjnë gjërat ndryshe nga të tjerët për të ecur më larg – Galaxy Book S fuqizon gjeneratën e re të manjatëve celularë.

Me Galaxy Book S, Samsung aspiron drejt një epoke të re të informatikës portabël me një pajisje që shfrytëzon më së miri elementët celularë dhe konektivitetin e telefonave inteligjentë, si dhe produktivitetin e fuqishëm të një kompjuteri. I programuar në bashkëpunim me gjigantët në treg në fushën e teknologjisë, Galaxy Book S përfiton nga pozicioni i Samsung si lider në teknologjinë celulare, duke iu bashkuar platformës së forcës punëtore të renditur në klasifikimet më të larta të mundësuar nga Microsoft dhe performancën celulare lider në këtë industri të mundësuar nga Qualcomm. Kjo pajisje e kësaj kategorie novatore ofron konektivitetin Gigabit LTE, kapacitete të menjëhershme dhe një dizajn premium, të mundësuar nga Windows 10 dhe platforma moderne kompjuterike Qualcomm® Snapdragon™ 8cx. Me Galaxy Book S, përjetoni lirinë e një dimensioni të ri të pajisjes portabël që ju lejon të punoni kudo dhe kurdo, pa ju mbajtur lidhur te tavolina e punës apo te divani.

“Ne në Samsung besojmë se inovacioni i vërtetë bëhet i mundur vetëm duke pasur një qasje të hapur dhe bashkëpunuese, ku prindërit bashkohen dhe motivohen të thyejnë barrierat dhe të bëhen njësh me përvojën kompjuterike,” u shpreh DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Komunikimeve pranë Samsung Electronics. “Galaxy Book S është një kombinim perfekt i elementëve më të mirë celularë që Samsung ofron në bashkëpunim me zgjidhjet më të mira të produktivitetit të Microsoft dhe kapacitetet e performancës teknologjike të Qualcomm, me qëllim ofrimin e përvojës më të mirë të produktivitetit celular që mund të gjeni sot në pajisjet portabël.”

Zbuloni përvojën e një pajisje fleksibël që gjithmonë është e hapur dhe e lidhur
E krijuar për të diktuar se si dhe kur të përdorni kompjuterin tuaj, Galaxy Book S e gjeni gjithmonë ndezur, gjithmonë të lidhur dhe gjithmonë gati – e ardhmja e produktivitetit celular. Shpejtësia e jashtëzakonshme e Gigabit LTE i shton konektivitet të vazhdueshëm virtual resë kompjuterike, duke ofruar akses me shpejtësi të lartë në aplikacione dhe përmbajtje, pa qenë nevoja që domosdoshmërish të jeni të lidhur me Wi-Fi. Të presësh të ndizet kompjuteri është histori nga e kaluara – Galaxy Book S tashmë vjen me kapacitete të jashtëzakonshme të ekranit me prekje për akses të menjëhershëm. Ashtu si telefonat inteligjent, çdo gjë që keni nevojë mund ta keni me një prekje me gisht.

I dizajnuar enkas për më shumë jetëgjatësi dhe i ndërtuar posaçërisht për performancë maksimale 
I ndërtuar mbi bazën e Galaxy Book2, Galaxy Book S është dizajnuar enkas për të na falur një eksperiencë kompjuterike mahnitëse, me elementë të guximshëm që karakterizojnë format portabël dhe tejet i lehtë në peshë. I dizajnuar me kornizën e tij unike me hark dhe i lehtë kur hapet e mbyllet, ky dizajn portabël dhe tejet fin ju lejon të përfitoni të gjitha benefitet e kapaciteteve të tij që nuk fiket kurrë Galaxy Book S e merrni gjithmonë me vete, i lehtë dhe komod – pa pesha të tepërta dhe përmasat e një laptopi 0.96 kg.
I ndërtuar me një kornizë premium alumini të anodizuar në bazë dhe në pjesën e sipërme, Galaxy Book S është i mbrojtur kundër rreziqeve që zakonisht dëmtojnë laptopët. Po ashtu, procesi i anodizimit në shtresën e jashtme e bën atë më të fortë. Ekrani  13.3 inç i Galaxy Book S vjen me opsionin multi-prekje 10-pikë, duke ju lejuar të lundroni në pajisje, ta zmadhoni dhe ta kontrolloni atë vetëm duke e prekur me gisht. 

Përjetoni dimensionin e ri të fuqisë
I krijuar për ata që janë gjithmonë në lëvizje dhe që dëshirojnë të përjetojnë një përvojë fantastike portabël të Galaxy në pajisjen e tyre, Galaxy Book S ju zgjeron produktivitetin pa ju kufizuar horizontin. Galaxy Book S ju ofron performancë të pakompromentuar – të mundësuar nga platforma kompjuterike Snapdragon 8cx; platforma e parë në botë për laptop me nanometër 7 për kompjuterë të lëvizshëm të mundësuar nga teknologjia Qualcomm. Snapdragon 8cx e ngre në një nivel tjetër Galaxy Book S krahasuar me Galaxy Book 2, falë performancës 40 përqind më të lartë të CPU, performancës 80 përqind  më të lartë të grafikës dhe shtimit të gjerësisë së brezit. Snapdragon 8cx, i dizajnuar qëllimisht pa ventilator, garanton që laptopi juaj do të mbetet i freskët, pavarësisht sa shumë punoni.

“Seti i çipeve të Snapdragon 8cx hap dyert e një epoke të re me pajisje gjithmonë online dhe të lidhura në rrjet që ju lejojnë të punoni, të kryeni disa detyra njëkohësisht dhe të luani lehtësisht pothuajse kudo,” u shpreh Steve Mollenkopf, CEO i Qualcomm Incorporated. “Ne nuk pranojmë të komprometojmë performancën maksimale për jetëgjatësinë e baterisë dhe në vend të kësaj i kombinuam të dyja për të krijuar një pajisje të fuqishme që ofron përvojën e aftësive kompjuterike premium, së bashku me lëvizshmërinë dhe aftësinë për tu lidhur të një telefoni inteligjent.”

Çlirohuni nga kabllot e karikimit falë jetëgjatësisë së madhe të baterisë së Galaxy Book S që mund të përballojë deri në 23 orë shikim pa ndërprerje të videove vetëm me një karikim. Për t’u siguruar që pajisja juaj po funksionon me sa më efikasitet të jetë e mundur, Galaxy Book S e optimizon performancën në varësi të asaj që jeni duke bërë – kështu që ju përdorni më pak energji dhe kurseni më shumë kohë për të krijuar, lundruar, luajtur dhe punuar.  Galaxy Book S përmban gjithashtu deri në 1TB memorie të zgjerueshme, që ju të mos shqetësoheni për kufizimin e memories.

Galaxy Book S përfshin gjithashtu zërin me cilësi studio të Samsung nga altoparlantët AKG, ndërsa Dolby Atmos® ka zhvilluar dhe rafinuar përvojën përfshirëse të zërit me modalitete zanore të përshtatura për filma, muzikë, lojëra dhe të tjera.

E mbështetur nga shërbimet më të mira në industri

Shijo një përvojë të plotë të kompjuterit në një pajisje të re kompjuterike të lëvizshme që ofron performancë të gjeneratës së ardhshme me Windows 10 dhe lëvizshmëri pa kompromise. Aplikacioni Your Phone i Microsoft siguron një lidhje pa ndërprerje ndërmjet Galaxy Book S dhe Galaxy Note10, kështu që mund të shikoni fotografitë, aplikacionet dhe njoftimet tuaja më të fundit, dhe t’i përgjigjeni menjëherë thirrjeve dhe teksteve nga të dyja pajisjet, duke garantuar kështu që dita juaj të kalojë pa asnjë shqetësim. Galaxy Book S ofron gjithashtu ruajtje në Microsoft OneDrive cloud, që ju mundëson të mbroni, ruani dhe aksesoni skedarët nga të gjitha pajisjet.

Me Galaxy Book S, pajisja juaj është më e sigurt dhe më e mbrojtur. Me lidhjen Gigabit LTE, Galaxy Book S ju lejon të shmangni rrjetet publike jo të besueshme, duke garantuar që informacioni juaj privat të mos cenohet kur përdorni internetin. Windows Hello ofron akses të menjëhershëm në pajisje falë njohjes së gjurmëve të gishtërinjve, duke ju garantuar akses të shpejtë dhe të përshtatshëm në pajisjen tuaj në një mënyrë më personale.

samsung

Disponueshmëria

Galaxy Book S do të mund ta gjeni në dy ngjyra, ngjyrë bronz dhe gri plumbi, duke filluar nga vjeshta e këtij viti në disa tregje të përzgjedhura.  Për më shumë informacion rreth Galaxy Book S, vizitoni faqet news.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com, ose www.samsung.com/global/galaxy/galaxy-book-s.
Specifikimet e Produktit Galaxy Book S

  Galaxy Book S
OS Windows 10 Home/Pro

*Availability varies by region and carrier. Experience may vary by device.

Display 13.3’’ FHD TFT (16:9)
Touch: 10-point multi-touch screen
Body 305.2 x 203.2 x 6.2-11.8 mm, 0.96 kg
*Accuracy of numbers may vary depending on measurements used.
AP Qualcomm® Snapdragon™ 8cx Compute Platform
7nm 64-bit Octa-core processor (Max. 2.84 GHz + 1.8GHz)
*Qualcomm and Snapdragon are trademarks of Qualcomm Incorporated, registered in the United States and other countries.
*Qualcomm Snapdragon is a product of Qualcomm Technologies, Inc. and/or its subsidiaries. 
Memory 8GB RAM (LPDDR4X), 256/512GB
+ MicroSD slot (up to 1TB)
*May differ by market and mobile operator.
*User memory is less than the total memory due to storage of the operating system and software used to operate the device features. Actual user memory will vary depending on the operator and may change after software upgrades are performed.
*MicroSD card sold separately.
Camera 720p HD
Battery 42Wh (typical)
Video playback: Up to 23 hours
*Based on results from internal lab tests for local video playback time conducted by Samsung. Test results are estimated values of the battery sample from a pre-release version tested under default settings (audio volume and brightness levels) without connection to Wi-Fi or mobile network. Battery life varies significantly with settings, usage, and other factors.
*Wired charging compatible with PD2.0, AFC and QC2.0. 
*May differ by market and mobile operator.
Network LTE Cat.18
Nano SIM
*May differ by market and mobile operator.
Connectivity Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac (2.4/5GHz), VHT80 MU-MIMO
*May differ by market and mobile operator.
Bluetooth® v 5.0, USB Type-C, Location (GPS, Galileo*, Glonass, BeiDou*)*Galileo and BeiDou coverage may be limited.
Sensors Fingerprint Sensor, Hall Sensor, Light Sensor (Keyboard Backlit on/off)
Authentication Windows Hello sign in with fingerprint
Audio Stereo speakers: Sound by AKG

Immersive sound with Dolby Atmos® technology (Dynamic, Movie, Music, Game, Voice, and Personalize Modes)

Rreth Samsung Electronics Co., Ltd.
Samsung frymëzon botën dhe është modeli i së ardhmes me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.