Luksemburgu kërkon dëbimin e Hungarisë nga BE-ja - Business Magazine Albania

Luksemburgu kërkon dëbimin e Hungarisë nga BE-ja


Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Aselborn ka bërë thirrje që Hungaria të pezullohet apo edhe të përjashtohet nga Bashkimi Evropian, për shkak të shkeljes massive të vlerave themelore të BE-së.

Ai përmendi trajtimin e qeverisë së Budapestit ndaj refugjatëve, pavarësisë së gjyqësorit dhe lirisë së shtypit. “Hungaria nuk është shumë larg lëshimit të urdhërave për të hapur zjarr ndaj emigrantëve” tha ai. Udhëheqësit e BE-së takohen në Sllovaki të premten për të diskutuar mbi të ardhmen e bashkimit.

Intervista e Aselborn me të përditshme gjermane Die Welt ka të ngjarë të ndezë tensionet përpara samitit. “BE-ja nuk mund të tolerojë sjellje të tilla të papërshtatshme,” tha ai, “dhe se çdo shtet që ka shkelur vlerat themelore të BE-së duhet të përjashtohet përkohësisht, ose nëse është e nevojshme përgjithmonë nga BE”.

“Brukseli nuk mund të pranojë që vlerat e tij themelore të shkelen hapur. Ato vende si Hungaria, që ndërton barriera kundër refugjatëve të luftës, apo shkel lirinë e shtypit dhe atë të gjyqësorit, duhet të pezullohet përkohësisht ose në mënyrë të përhershme”, ka deklaruar Asselborn. Shefi i diplomacisë së Luksemburgut ka folur për një modifikim të traktateve të BE-së, në mënyrë që një opsion i tillë të bëhet i mundur. Më herët, kryeministri hungarez Viktor Orban kishte akuzuar Asselborn se kishte diskredituar ndërkombëtarisht Hungarinë.

Burimi: gazetaekonomia.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0