Luiza Gega, atletja shqiptare, është vlerësuar për paraqitjet e saj nga Federata Europiane e Atletikës si “Atletja më e mirë Europiane për muajin janar”.
Ky vlerësim për 31-vjeçaren vjen pikërisht pak ditë pasi vendosi rekord të ri kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa. Më 31 janar në Karlsruhe të Gjermanisë Gega e ndali kronometrin në kohën 8 minuta e 44 sekonda e 46 të qintat, rekord kombëtar në këtë distancë.
Lexo: Këshilla suksesi nga sipërmarrësja Valbona Begolli
Federata Europiane e Atletikës e dha këtë vlerësim si pasojë edhe e mijëra votave që fansat e Gegës dhanë në adresë të saj. Këtë vit Gega synon të tjera medalje, duke përfshirë edhe atë në Lojrat Olimpike të “Tokio 2020”. Pa diskutim që ky vlerësim do të jetë motivim për atleten për të arritur rezultate sa më të mira.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.