Lufthansa Industry Solutions blen AMD, ofruesin e shërbimeve IT në Tiranë - Business Magazine Albania

Lufthansa Industry Solutions blen AMD, ofruesin e shërbimeve IT në Tiranë


Lufthansa Industry Solutions ka blerë së fundi shoqërinë Applications Management Development (AMD), me seli në Tiranë, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe do të njihet në të ardhmen nën emrin Lufthansa Industry Solutions. Ish drejtori i AMD, Uwe Fischer do të vazhdojë të menaxhojë biznesin.

AMD u themelua në Mars të vitit 2017 dhe që atëherë ka ofruar shërbime IT për Lufthansa Industry Solutions si një partner i afërt. Kompania e teknologjisë së informacionit aktualisht ka më shumë se 120 punonjës dhe është e fokusuar në fushat e UI (Angular, JSF, React), portaleve (Sharepoint, Camunda), mobile (iOS, Android), Java, zhvillimi i website-ve front dhe backend si dhe automatizimi i testimeve.

Në lidhje me këtë blerje, Ministrja Denaj në fjalën e saj, shprehu kënaqësinë për vendosjen e kompanisë “Lufthansa Industry Solutions” në vendin tonë, gjë që konfirmon edhe më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit të biznesit gjerman me Shqipërinë.

Burimet njerëzore, shtoi Ministrja Denaj, janë mjaft të rëndësishme në tërheqjen e investimeve të huaja dhe në këtë drejtim vëmendja është përqendruar me rritjen e cilësisë së arsimimit të tyre, me politika stimuluese drejt punësimit. “Sot që flasim kemi 35 shkolla profesionale në vend, me rreth 19 mijë nxënës në këto shkolla, të cilët, jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, por dhe në shumë zona të tjera, janë duke krijuar një dinamizëm tjetër të arsimit profesional, i cili është padyshim shumë i rëndësishëm për çdo investitor që vjen dhe investon në Shqipëri”, u shpreh Ministrja Denaj.

Ministrja u shpreh në vijim se këto asete dhe dëshira e qeverisë shqiptare për ta zhvilluar sektorin e Tranferimit të Proceseve të Bizneseve (të njohura në gjuhën teknike si BPO), e bën Shqipërinë një vend që të lakmohet dhe të promovohet dhe më shumë në këtë aspekt.

Ministria e Financave ende është duke punuar për paketën BPO, me fokus sipas Ministres, tek thellimi i procesit, institucionalizimi dhe promovimi. Ky është një aset shumë i rëndësishëm për të thithur investitorët e huaj në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

“Lufthansa Industry Solutions po ndjek një strategji të qëndrueshme rritjeje për të plotësuar kërkesën gjithnjë e në rritje për shërbimet e IT,” thotë Bernd Appel, drejtor pranë Lufthansa Industry Solutions. “Me blerjen e AMD, ne tani për herë të parë kemi sjellë edhe kapacitete shtesë në kompani nga tregu i jashtëm. Cilësia e punës së AMD na ka impresionuar që nga fillimi”.

Rreth Lufthansa Industry Solutions
Lufthansa Industry Solutions është një ofrues shërbimi për konsultime dhe integrime të sistemeve IT. Kjo degë e Lufthansa ndihmon klientët e saj me transformimin dixhital të kompanive të tyre. Baza e saj e klientëve përfshin kompani brenda dhe jashtë Grupit Lufthansa, si dhe më shumë se 200 kompani në linja të ndryshme të biznesit. Kompania është me bazë në Norderstedt duke punëson më shumë se 1.600 anëtarë të stafit në disa degë në Gjermani, Zvicër dhe SHBA.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0