Lufta në Ukrainë/Vendet e G7 mblidhen në Samit: Putin në anën e gabuar të historisë - Business Magazine Albania

Lufta në Ukrainë/Vendet e G7 mblidhen në Samit: Putin në anën e gabuar të historisë

Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që të mbajnë një takim virtual shtatë shtetet më të industrializuara të botës perëndimore.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit virtual, udhëheqësit e G7 thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifutur luftën në kontinentin evropian”.

“Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, shkruan në deklaratën e udhëheqësve botëror, raporton CNN.

“Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe: Nafta arrin nivelin më të lartë në shtatë vite dhe aksionet fundosen ndërsa Rusia pushton Ukrainën

“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, shkruan ndër të tjerash.

Takimi i G7 përfundoi pas pak më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, pjesëmarrës në takim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri japonez Kishida Fumio, kryeministri britanik Boris Johnson, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0