Lufta ndaj informalitetit/Ndërtimi, turizmi dhe tregtia online nën vëzhgimin tatimor - Business Magazine Albania

Lufta ndaj informalitetit/Ndërtimi, turizmi dhe tregtia online nën vëzhgimin tatimor

Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilluan një konferencë për shtyp mbi zbatimin e Planit Sektorial të Ndërtimit dhe masat kundër informalitetit, pjesë e Strategjisë së Administrimit të të Ardhurave 2024–2027, ku një fokus kryesor mbetet formalizimi i sektorëve me risk të lartë, si turizmi dhe ndërtimi.

Sipas të dhënave të paraqitura, për periudhën janar–shtator 2025, të ardhurat nga turizmi u rritën me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Fondi i pagave u rrit me 18%, duke arritur 162 milionë euro, ndërsa kontributet shoqërore dhe shëndetësore u rritën gjithashtu me 18%. Arkëtimet e TVSH-së shënuan gjithashtu rritje.

Në sektorin e ndërtimit, kontrollet e agjencive imobiliare zbuluan shkelje të rëndësishme, përfshirë mungesë transparence në çmime, mosdeklarim real të pagave dhe shmangie të faturimit. Administrata tatimore do të përqendrohet në formalizimin e pagave dhe rritjen e deklarimit të xhiros në këtë sektor. Në Tiranë dhe Durrës janë të regjistruara 8,784 subjekte ndërtimi, ku rreth 25% raportojnë paga nga 400 deri në 500 euro, niveli që nuk pasqyron realitetin e tregut të punës.

Prioritetet e administratës tatimore për 2026-ën
Ministri paralajmëroi se subjektet që nuk reagojnë pas paralajmërimeve do të jenë objekt i kontrolleve të thelluara. Drejtori Binaj nënvizoi se lufta kundër informalitetit mbetet prioritet kryesor për vitin 2026, së bashku me zbatimin e paqes fiskale, fshirjen e detyrimeve dhe masa të tjera ligjore.

Lexo edhe: Shembull, sa kompensim për arsimin përfiton prindi me 2 fëmijë me të ardhura nën 1.2 mln lekë/vit

Sipas tij, rreth 120 mijë punonjës janë përfshirë në procesin e vetëdeklarimit të pagave, që ka sjellë një rritje prej 7%. Faza e parë përfshin mbledhjen e të dhënave mbi çmimet nga agjencitë imobiliare, ndërsa fazat e dyta dhe të treta do të fokusohen te ndërtuesit, me kontrolle të Drejtorisë së Riskut dhe aksion për vetëkorrigjimin deri më 23 maj 2026.

Kontrollet në turizëm dhe sigurinë ushqimore do të vijojnë, ndërsa janë duke u përgatitur plane të posaçme për tregtinë online, shitjen e automjeteve dhe shitjen e aksioneve, të cilat janë sektorë të identifikuar me risk të lartë.

Ministri Malaj vuri në dukje se këto strategji synon jo vetëm rritjen e të ardhurave, por edhe përmirësimin e administrimit fiskal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0