Shtëpia franceze e luksit, Louis Vuitton përmes punishtes së saj La Fabrique du Temps, ka marrë një drejtim më të rafinuar duke vlerësuar gjithnjë e më shumë mjeshtrit e pavarur të orëve. Kjo qasje është përforcuar nga Louis Vuitton Watch Prize, që feston kreativitetin e pavarur, si dhe nga një seri bashkëpunimesh të veçanta vitet e fundit.
Louis Vuitton ka bashkuar forcat me De Bethune për të krijuar LVDB-03 Louis Varius, një set që përfshin 12 orë dore të limituara dhe një orë tavoline “sympathique” të punuar me dorë, në një ndërthurje të burimeve dhe mjeshtërisë së LV-së me estetikën avangardë të De Bethune.
Lexo edhe: “F80”: Supermakina e re e Ferrari-t
I prezantuar në Tokio, LVDB-03 GMT Louis Varius tregon se çfarë mund të ndodhë kur një gjigant historik i luksit bashkëpunon me një prodhues të vogël dhe të pavarur. Për Louis Vuitton, këto partneritete sjellin kredibilitet në sytë e koleksionistëve seriozë të orëve; për markat e pavarura, ofrojnë burime të jashtëzakonshme për të realizuar krijime pa kufizimet e zakonshme të prodhimit. Kjo, sipas vëzhguesve, është dëshmi e shijes së rafinuar dhe vizionit strategjik të Jean Arnault.
Ora LVDB-03 GMT Louis Varius është e limituar në vetëm 12 copë. Dy prej tyre shiten së bashku me një orë tavoline të jashtëzakonshme, ndërsa 10 të tjerat janë vetëm ora dore. Dizajni kthehet te forma Tambour e përdorur më parë, me një kasë Taiko 45 mm, prej titani blu të De Bethune dhe brinjë platin, duke krijuar një prani të fortë vizuale. Faqja e orës është një kombinim i elementeve karakteristike të të dy markave: shkallë 24-orëshe GMT, ndarje ditë/natë, një sferë që tregon zonën e dytë kohore dhe një qiell i thellë blu me yje, ku mes yjeve formohet edhe logoja “LV”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto