Nga Fatima Gorezi – Shqipëria po hyn në një fazë të re të tranzicionit të gjelbër, ku energjia e pastër dhe politikat e qëndrueshme po shihen si motorrë të zhvillimit ekonomik. Për të kuptuar dinamikat aktuale të sektorit, Business Magazine intervistoi Prof. Dr. Lorenc Gordani, një nga ekspertët më të njohur të së drejtës dhe politikave të energjisë në vend. Ai ndan analizën e tij mbi sfidat strukturore, ritmin e reformave dhe potencialin e investimeve në energji të rinovueshme, në një bisedë që ofron një perspektivë të qartë dhe realiste për të ardhmen energjetike të Shqipërisë në kontekstin rajonal dhe europian.
Si e vlerësoni përparimin e Shqipërisë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit?
Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të lartë të energjisë së rinovueshme në prodhimin e energjisë elektrike në Europë, pasi historikisht mbështetet pothuajse tërësisht në hidroenergji. Sipas vlerësimeve të fundit, mbi 95% e prodhimit të energjisë vjen nga burime të rinovueshme, kryesisht nga hidrocentralet, ndërsa po rritet edhe pesha e diellit dhe erës.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.