Londër – Nju Jork për 11 minuta me këtë avion

Londër – Nju Jork për 11 minuta me këtë avion


Ju kujtohet Skreemr, një koncept për një aeroplan supersonik që do të mund të udhëtojë me Mach 10, pra me shpejtësinë hipersonike që është e barabartë me 3 402.9 m / s.

Mos u habisni, tashmë është gati dizajni për një avion që mund të fluturojë nga Londra në Nju Jork për 11 minuta, duke udhëtuar me Mach 10 që është 12 herë më shpejt se Concorde.

Sipas CNN, projektuesi industrial Charles Bombardier publikoi dy dizajne të konceptit të ri të quajtur antipod. Teorikisht, një avion i tillë mund të mbajë deri në 10 pasagjerë për 12.430 milje, që e llogaritur në kohë i bie gati një orë.

Krahët e avionit do të pajisen me raketa që do të vënë në lëvizje avionin, i cili do të ketë një motor dhjetëra herë më të fuqishëm se ata të zakonshmit. Risia e motorit do të jetë furnizimi dhe djegia e oksigjenit nga atmosfera, duke hedhur poshtë pajisjet super të rënda që mbajnë oksigjenin.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0