Loja e elektrizimit të Volkswagen

Loja e elektrizimit të Volkswagen

Volkswagen

Për prodhuesin gjerman të automobilave, një zhvendosje në automjetet elektrike ka nënkuptuar një përshtatje themelore, jo vetëm të prodhimit por edhe të komunikimeve.

Volkswagen (VW), prodhuesi gjerman i makinave, ka riorganizuar të gjithë ndërmarrjen e saj drejt qëllimit për t’u bërë lider global në lëvizjen elektrike, duke e bërë atë të përballueshme për miliona njerëz. Në një dalje të fundit, Jochen Sengpiehl, shefi i marketingut në Volkswagen Passenger Cars, shpjegoi se çfarë do të thotë kjo.

Për prodhuesin e makinave, një ndryshim kaq i madh strategjik pasqyron përpjekjen e VW për t’u rehabilituar pas skandalit të mashtrimit të emetimeve të vitit 2015 në makinat e saj me naftë. Për të lëvizur përtej kësaj krize, firma duhej të sillte risi. Makinat elektrike kanë qenë përgjigjja ndaj krizës.

Lexoni: Të gjitha risitë që sjell Volkswagen Caddy i gjeneratës së re

Megjithëse ato mbeten kryesisht rezervë e disa të privilegjuarve, plani i VW është të demokratizojë lëvizshmërinë elektronike. Së pari, kjo do të thotë të bësh një makinë elektrike të përballueshme, që sjell fitim. Së dyti, kjo do të thotë të imitosh më shumë prodhuesit e programeve kompjuterikë sesa prodhuesit e pajisjeve, ndërsa kompania fillon të kontribuojë në infrastrukturën elektrike.

Në këtë të ardhme elektrike, një nga rregullat kryesore është të fillosh të mendosh për produktet që nuk mbarojnë kurrë me të vërtetë, si në botën e softuerit.

Për Sengpiehl dhe aftësinë e marketingut, puna është në vazhdim e sipër. Sengpiehl përdor një term, kur përshkruan disiplina historikisht të ndara, megjithëse të lidhura – shitje, marketing, PR – si “të shkrira” së bashku.

Përpjekja e kompanisë për t’i dhënë kuptim kësaj, lidhet me punën e saj të fundit, që është krijimi i sistemit OneHub. Ky është një front i thjeshtë për faqen e internetit të firmës me një qëllim të qartë: sjelljen e mbi 600 milionë vizitorëve të saj mujorë (me përjashtim të Kinës) në ekosistem dhe më pas orientimin e tyre drejt makinave.

WARC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0