Llogaritë janë bërë gabim/‘‘ Tarifat e Trump duhet të ishin 4 herë... - Business Magazine Albania

Llogaritë janë bërë gabim/‘‘ Tarifat e Trump duhet të ishin 4 herë më të vogla’’

Administrata Trump ka bërë një gabim të madh në llogaritjet që justifikonin një nga skemat më të rëndësishme të tarifave të shekullit të kaluar.

Në një artikull të botuar në The New York Times, ekonomisti Brent Neiman, kërkimet e të cilit u përdorën për të justifikuar vendosjen e tarifave reciproke nga Shtëpia e Bardhë, ka thënë se ekipi i Trump-it e ka kuptuar gabim punën e tij.

“Pyetja ime e parë, kur Shtëpia e Bardhë bëri publike regjimin e tij të tarifave, ishte: Si ka mundësi që arritën në norma kaq të larta?” shkroi Neiman në artikull. “Të nesërmen, kjo mori një kthesë personale.”

Lexo gjithashtu: Trump shpall tarifa të reja, Shqipëria dhe Kosova në listën e vendeve të prekura

Gabimet në llogaritje dhe ndikimi i tyre

Pak kohë pas shpalljes nga administrata Trump të planit për të vendosur tarifa prej 10 përqindësh ose më shumë për 90 shtete, një plan që thuhet se do të eliminonte deficitin tregtar, në fakt ka shkaktuar kaos ekonomik global. Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara publikoi metodologjinë e përdorur për llogaritjen e tarifave, duke përmendur një punim nga Neiman dhe katër ekonomistë të tjerë.

Por Neiman thotë se ata e kanë bërë llogaritjen plotësisht gabim.

“Unë nuk bie dakord aspak me politikën tregtare dhe qasjen e qeverisë,” shkroi ai. “Por madje edhe duke e pranuar punën tonë si të tillë, gjetjet tona sugjerojnë që tarifat e llogaritura duhet të ishin shumë më të vogla, ndoshta katër herë më të vogla.”

Nëse administrata e Shtëpisë së Bardhë do të kishte bërë llogaritjet siç duhet, dhe nëse do të donte që plani i saj i pamenduar të funksiononte, tarifat prej 20 përqindësh duhej të ishin… 5 përqind.

Lexo gjithashtu: Tërhiqet Trump, pezullon tarifat për 90 ditë, reagojnë tregjet financiare

Mungesa e logjikës në justifikimet për tarifat

Kjo nuk ishte gabimi i vetëm, thotë Neiman. Zyra e Tregtisë e kishte pretenduar se tarifat reciproke do të eliminonin deficitin tregtar me secilin partner të SHBA-së. Neiman e ka quajtur këtë një “qëllim të paarsyeshëm.”

“Disbalancat tregtare midis dy shtetesh mund të shfaqen për shumë arsye që nuk kanë asnjë lidhje me proteksionizmin… Ka disa argumente të arsyeshme për të ulur deficitin tregtar të përgjithshëm, siç është për të ulur rreziqet nga borxhi ynë. Por këto argumente nuk zbatohen shtet për shtet,” shkroi ai, duke zbuluar më tej mangësitë e qeverisë në analizat e saj.

Edhe nëse të gjitha deficitët tregtarë do të eliminoheshin (dhe Neiman e thekson se kjo është praktikisht e pamundur), tarifat reciproke ende nuk do të funksiononin.

“Formula e administratës për tarifat supozon se tarifa e vendosur ndaj një shteti nuk do të ndikojë në importet nga asnjë shtet tjetër dhe injoron çdo ndikim për eksportet,” tha Neiman. “Këto supozime mund të funksionojnë për një veprim ndaj një partneri të vogël tregtar, por jo për një veprim të gjerë, si ai që u njoftua javën e kaluar.”

Lexo gjithashtu: Ndërsa BE-ja goditet, Shqipëria pozicionohet si aleati i vogël i Amerikës së madhe

Kritika ndaj metodologjisë dhe politikat e papërgjegjshme

Neiman vazhdoi me kritika të ashpra ndaj justifikimeve të administratës Trump për vendosjen e tarifave, duke përmendur se ata kishin zgjedhur selektivisht vetëm rezultatet e kërkimit të tij që mbështesnin pretendimet e tyre.

“Për shkak të këtyre dhe zgjedhjeve të tjera metodologjike, tarifat reciproke të njoftuara do të çojnë në nivele tarifash mesatare që do të jenë më të lartat për më shumë se 100 vjet. Unë do të preferoja shumë që politika dhe metodologjia të fshiheshin krejtësisht. Por nëse nuk ndodh, administrata duhet t’i ndajë rezultatet e saj,” përfundoi Neiman, një paralajmërim i frikshëm për kaosin ekonomik që mund të vijë.

Duket se kjo ka shkaktuar një tërmet ekonomik që mund të ndikojë globalisht, duke lënë pas pasoja të rënda.

Yahoo News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0