Rekord në listën e Forbes 2026: 3,428 miliarderë në botë me pasuri 20.1 trilionë dollarë - Business Magazine Albania

Rekord në listën e Forbes 2026: 3,428 miliarderë në botë me pasuri 20.1 trilionë dollarë

Rekord në listën e Forbes 2026: 3,428 miliarderë në botë me pasuri 20.1 trilionë dollarë

Një tjetër vit, një tjetër grup rekordesh për klasën e miliarderëve në botë. Nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të qenë miliarder. Falë shpërthimit të inteligjencës artificiale, tregjeve të gjalla dhe politikave të favorshme fiskale, një rekord prej 3,428 sipërmarrësish, investitorësh dhe trashëgimtarësh u renditën në listën e Miliarderëve të Botës të këtij viti, 400 më shumë se në vitin 2025. Ata janë më të pasur se kurrë, me një pasuri rekord prej 20.1 trilionë dollarë, 4 trilionë dollarë më shumë se vitin e kaluar. SHBA-të kanë më shumë miliarderë, me një numër rekord prej 989, përfshirë 15 nga 20 vendet e para. Kina, përfshirë Hong Kongun, është e dyta, me 610, dhe India (229) renditet e treta.

Kjo është paraqitja që Forbes i bën listës së miliarderëve të këtij viti.

Në krye të listës qëndron sërish Elon Musk. Ai mban vendin e parë për të dytin vit radhazi dhe konsiderohet personi më i pasur i regjistruar ndonjëherë, me një pasuri të vlerësuar rreth 839 miliardë dollarë. Vetëm gjatë një viti, pasuria e tij është rritur me rreth gjysmë trilioni dollarë, e nxitur nga rritja e vlerës së Tesla dhe nga zhvillimet te SpaceX, që synon të dalë në bursë në vitin 2026.

Lexo edhe:Nvidia bën një investim të rëndësishëm në startup-in “Thinking Machines” të Mira Muratit

Pas Musk renditet bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, me rreth 257 miliardë dollarë pasuri. Në vendin e tretë është Sergey Brin me 237 miliardë dollarë. Top 5-shja më e pasur plotësohet nga Jeff Bezos me rreth 224 miliardë dollarë dhe Mark Zuckerberg me 222 miliardë dollarë.

Sipas Forbes, rritja e madhe e pasurive është shtyrë kryesisht nga bumi i tregut të aksioneve i lidhur me inteligjencën artificiale. Gjatë 12 muajve të fundit në botë është shtuar mesatarisht më shumë se një miliarder i ri çdo ditë.

Lista e këtij viti ka edhe 390 emra të rinj. Mes tyre janë Dr. Dre, Beyonce Knowles-Carter, tenisti Roger Federer, Greg Abel, pasardhësi i Warren Buffett në krye të Berkshire Hathaëay, si dhe Kimbal Musk, vëllai i Elon Musk.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë me numrin më të madh të miliarderëve në botë. Në listë janë 989 amerikanë me pasuri të përbashkët rreth 8.4 trilionë dollarë. Kina renditet e dyta me 539 miliarderë, ndërsa India e treta me 229.

Në listën e këtij viti është rritur edhe pasuria e presidentit Donald Trump. Pasuria e tij vlerësohet rreth 6.5 miliardë dollarë, rreth 27% më shumë se një vit më parë, dhe ai renditet në vendin e 645 në botë.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0