Liria ekonomike, Shqipëria e 31-ta - Business Magazine Albania

Liria ekonomike, Shqipëria e 31-ta

Shqipëria renditet e 31-ta mes 165 vendeve në Botë, në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për 2023. Sipas të dhënat të publikuar nga Instituti kanadez “Fraser Institute”, kjo renditje e pozicionon Shqipërinë, jo vetëm në krye të vendeve të Rajonit, por gjithashtu vendi lë pas edhe disa prej shteteve më të zhvilluara në Europë: si Spanja, Portugalia, Belgjika apo Franca, duke u klasifikuar mes shteteve me të lira.

Instituti kanadez “Fraser Institute” mat masën gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë së institucioneve dhe politikat ekonomike të një vendi, ndërsa liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në pronësinë vetjake.

Të dhënat e indeksit tregojnë se shkalla e lirisë ekonomike matet në fusha të gjera të cilat përfshijnë Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e Taksave, Sistemi Juridik dhe të Drejtat Pronësore, Qëndrueshmëria e Monedhës vendase, Liri për Tregti Ndërkombëtare dhe Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit.

Lexo: Vera e fshatit Kaçë ka mbërritur deri në Vatikan

Shifrat e vitit 2020 tregojnë se Shqipëria renditej në vend të 32-të dhe kishte gjithsej 7.59 pikë, ndërkohë këtë vit vlerësohet me 7.60 pikë.

Në nivel Rajoni, vend i cili ndjek Shqipërinë në këtë renditje është Mali i Zi në vend të 32 me 7.59 pikë të grumbulluara. Me tej vijon renditja Maqedonia e Veriut në vend të 65-të dhe pasohet nga Serbia në vend të 76-të.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0