Linkedin, PayPal Mafia… të gjitha mbajnë emrin Reid Hoffman (VIDEO) - Business Magazine Albania

Linkedin, PayPal Mafia… të gjitha mbajnë emrin Reid Hoffman (VIDEO)


Reid Garrett Hoffman, i lindur me 5 gusht 1967, eshte nje sipermarres amerikan i njohur ne fushen e internetit.

Ai eshte edhe investitor dhe autor i shume shkrimeve dhe librave. Por mbi te gjitha ai njihet si bashke-themelues i Linkedin, nje rrjet social i orientuar drejt biznesit i perdorur me se shumti per kontakte profesionale. Gjithashtu 47 vjecari, i lindur ne Stanford, te Kalifornise, eshte Zevendes President i PayPal dhe partner tek Greylock Partners – a venture capital firm.

JETA E HERSHME DHE EDUKIMI

Hoffman lindi ne Stanford, Kaliforni nga prinderit, Deanna Ruth (Rutter) dhe William Parker Hoffman, Jr. dhe u rrit ne Berkeley, Kaliforni. Xhaxhai i Reid, Eric Hoffman eshte shkrimtar. Reid ndoqi shkollen e mesme – The Putney School, ne Vermont. Ne Putney, ai kishte nje ferme ku prodhoi shurup lisi, punoi me qe dhe studjoi epistemologji. Ai mbaroi studimet ne Universitetin e Stanfordit me 1990 ku fitoi Bursen Marshall dhe Cmimin Dinkelspiel. Me pas, vazhdoi Master of Arts (M.A.) ne Wolfson College, Oxford University, me 1993.

KARRIERA

Ndersa ishte ne kolegj, ai, sipas Hoffman, kishte krijuar bindjen se donte te ndikonte boten ne nje shkalle te gjere. Ai e pa akademine si nje mundesi per te pasur “nje ndikim” por me vone kuptoi se nje karriere sipermarrese do ti jepte atij me shume hapesire. “Kur mbarova studimet ne Universitetin e Stanford, plani im ishte te behesha profesor dhe nje intelektual publik. Kjo nuk ka te beje me citimin e filozofit Kant. Por ka te beje me mbajtjen e lentes ndaj shoqerise dhe te pyesesh “kush jemi ne?”dhe  “Kush do te jemi ne si shoqeri dhe individe?” Por kuptova se akademiket shkruajne libra qe i lexojne 50-60 vete. Une doja te ushtroja me shume impakt,” thote Hoffman. Me kete gje ne mendje, Hoffman ndoqi nje karriere ne biznes dhe sipermarrje. Ai ju bashkua Apple Computer ne 1994 ku ai punoi me eWorld, nje perpjekje e hershme per te krijuar nje rrjet social. eWorld u ble nga AOL ne vitin 1996. Me vone ai punoi tek Fujitsu para se te bashke-themelonte kompanine e tij te pare – SocialNet.com ne vitin 1997. Ajo u perqendrua tek “online dating” dhe lidhja e njerezve me interesa te njejta me “shkesi” (per shembull njerez qe e dashuronin golfin dhe qe kerkonin partnere ne lagjen e tyre. Peter Thiel, bosi i PayPal ka thene se SocialNet.com ishte “nje ide qe ecte me shpejt se koha. Ishte nje rrjet social i cili doli ne pah 7-8 vjet para se te behej nje trend.”

PayPal

Ndersa ishte tek SocialNet, Hoffman ishte anetar i bordit te drejtuesve gjate kohes qe u themelua PayPal, nje sherbim i realizimit te pagesave nepermjet internetit. Ne janar te 2000, ai e la SocialNet dhe ju bashkua PayPal si COO i kesaj kompanie. Allen Blue, te cilin Hoffman e mori ne pune tek PayPal, tha se “PayPal duhet te punonte fort per cdo avantazh qe kishte dhe Reid u be nje ekspert per konkurimin ne menyre te efektshme ne nje mjedis jashtezakonisht konkurues. ” Hoffman ishte pergjegjes per maredheniet me jashte per PayPal perfshire infrastrukturen e pagesave (VISA, MasterCard, ACH, WellsFargo), dhe zhvillimin e biznesit (eBay, Intuit e te tjera.) si dhe pjesen ligjore dhe rregullatore. Peter Thiel, bosi i Hoffman tek PayPal ka thene se Hoffman “ishte i pari i zjarrefikesve tek PayPal. Megjithese kjo e zvogelon rolin e tij sepse kishte shume, shume, shume zjarre.” Ne kohen qe PayPal u ble per $1.5B nga eBay ne vitin 2002, ai ishte zevendes president ekzekutiv i PayPal.

paypal-mafia

 

Nje term i perdorur mjaft eshte edhe “PayPal Mafia” i cili perfaqeson nje grup  ish-punonjesish dhe themeluesish te PayPal te cilet kane themeluar dhe zhvilluar kompani te tjera tech si Tesla Motors, LinkedIn, Palantir Technologies, SpaceX, YouTube, Yelp, dhe Yammer. Shume nga anetaret e ketij grupi ndoqen studimet ne Standford University ne nje pike te caktuar te jetes se tyre. Tre anetare te PayPal Mafia, Peter Thiel, Elon Musk, dhe Reid Hoffman, jane bere milionere.

LINKEDIN
Hoffman e themeloi Linkedin ne dhjetor te 2002 se bashku me dy kolege nga SocialNet (perfshire Allen Blue), nje ish shok ne kolegj dhe nje ish koleg nga koha kur punonte ne Fujitsu. Linkedin u lancua zyrtarisht me 5 maj, 2003 si nje nga rrjetet e para sociale te orientuara drejt biznesit. Peter Thiel dhe Keith Rabois, kolege te Hoffman tek PayPal, investuan tek Linkedin. Ne nentor te 2014, Linkedin shenoi me shume se 332 milion anetare nga me shume se 200 shtete dhe territore. Sipas revistes Forbes, “Linkedin eshte mjeti social nderlidhes me i favorshem per ata qe kerkojne pune dhe per profesionistet ne fushen e biznesit.”

INVESTIMI
Pas shitjes se PayPal tek eBay, Hoffman u be nje nga investitoret me te suksesshem te Silicon Valley. Sipas kapitalistit, David Sze ” Hoffman eshte investitori ‘engjell’ me i suksesshem ne dekaden e kaluar.” Dave Goldberg, CEO i SurveyMonkey, thote se Hoffman “eshte personi me te cilin duhet te flisni kur keni ndermend te ngrini nje kompani.” Ne 2010, Hoffman ju bashkua Greylock Partners dhe drejtoi Fondin e tyre te zbulimeve (Discovery Fuind) prej $20 milion. Sipas librit te David Kirkpatrick The Facebook Effect, Hoffman ishte ai qe rregulloi takimin e pare midis Mark Zuckerberg dhe Peter Thiel i cili coi ne investimin e pare prej $500,000 te Thiel ne Facebook. Edhe Hoffman beri investimin e tij ne Facebook.

Investimet aktuale te Hoffman perfshijne  Airbnb, One Kings Lane, Swipely, Viki, Coupons.com, Edmodo, Wrapp, TrialPay, Xapo, dhe Talko. Ne listen e investimeve te kaluara jane: Flickr, Digg, SixApart, Wikia, Permuto, thesixtyone, Tagged, IronPort, Ping.fm, Nanosolar, Care.com, Knewton, Kongregate, Last.fm, Technetto, OneKingsLane, Edmodo, Vendio, VigLink, Viki dhe shopkick.

SHKRIMET
Hoffman ka botuar nje game postimesh si “Linkedin Influencer” ne Linkedin. Ai ka botuar edhe nje ese qe propozon nje forme te re te ‘dhenies se krediteve” studenteve ne universiteteve dhe profesionisteve te quajtur “Disrupting the Diploma. Ai ka botuar shkrime per Linkedin ne website e tij personal. Shkrime te tij jane botuar edhe ne gazeten Washington Post si “Let Startups Bail Us Out” ne vitin 2009. Ky shkrim inkurajonte investimet ne fushen e inovacionit ne fillim te krizes financiare boterore dhe nje shkrim tjeter ne vitin 2013 nen titullin “Imigracioni promovon sipermarrjen e lire dhe zhvillimin.”Me ane te ketij shrkimi, ai promovoi reformat ne fushen e imigracionit.

Hoffman, se bashku me Ben Casnocha, eshte bashkeshkrues i  librit “The Start-Up of You: Adapt to the Future, Invest in Yourself, and Transform your Career.” Ky liber doli ne Amerike me 12 shkurt te 2012-s. Ai argumenton se individet duhet ta mendojne veten si te paret e biznesit – “CEO te karrierave te tyre”. Ai heq disa paralele midis mesimeve te nxjerra nga kompanite e suksesshme tech te Silicon Valley dhe karrieres se nje individi. Shpejt ai u be nje ‘bestseller’ sipas New York Times dhe Wall Street Journal.

Perseri me Ben Casnocha dhe Chris Yeh, ai bashkeshkruajti librin  The Alliance: Managing Talent in the Networked Age. I dale ne Amerike me 8 korrik te 2014-s, ky liber nenvizon idene se modelet e karrieres qe bazohen ne nje punesim qe zgjat sa nje jete nuk funksionojne me ne nje bote biznesi qe eshte gjithnje ne ndryshim.

JETA PERSONALE
Ne 2001, Hoffman u martua me Michelle Yee. Cifti jeton ne Palo Alto, Kaliforni prej 10 vitesh.

FILANTROPIA
Hoffman ka nje pasuri neto prej $4.4 miliarde dollare sipas statistikave te shtator te 2013. Jeff Weiner, CEO i LinkedIn ka deklaruar se “vlera e vertete e Reid eshte duke ushtruar nje ndikim pozitiv dhe jetegjate ne bote, ne nje menyre shume te thelle.” Ai sherben ne bordet e Kiva.org, Mozilla (krijuesi i Firefox), Endeavor Gloval, Do Something e te tjere. Ne 2014, ai investoi rreth $150,000 tek Mayday PAC.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0