Limassol, Qipro – Një perspektivë e re mbi zhvillimin strategjik të turizmit - Business Magazine Albania

Limassol, Qipro – Një perspektivë e re mbi zhvillimin strategjik të turizmit

Në këtë artikull kemi zhvilluar një intervistë Megi Dhimitri, eksperte e turizmit me përvojë ndërkombëtare, e cila së fundmi është zhvendosur në Limassol, Qipro, për të punuar me Bordin e Turizmit atje, pjesë e Dhomës së Tregtisë Limassol (Limassol Chamber of Commerce & Industry – Limassol Tourism Authority).

Një panoramë mjaft interesante për Business Mag vjen përmes Megit, e cila ofron reflektime dhe paralelizma të vlefshme midis punës së përditshme me stafin e Bordit dhe objektivave të një destinacioni mesdhetar si Qipro, si dhe mënyrës sesi implementohen këto strategji konkretisht.

Megi ka pasur ekspozim të gjerë në këtë industri në një arenë ndërkombëtare, si Development Counsellors International në New York City (2022–2023), ku ka ndjekur destinacione që fokusohen intensivisht në marketingun e tyre si destinacione leisure dhe MICE (p.sh. Department of Culture and Tourism Abu Dhabi, Visit Monaco, Belize Tourism, YesMilano Convention Bureau etj.). Por tani, si pjesë integrale e një bordi turizmi, panorama bëhet edhe më e qartë.

Një detaj mjaft i rëndësishëm është lidhja e fortë midis Bordit të Turizmit në Limassol dhe Dhomës së Tregtisë, një faktor që ka ndihmuar ndjeshëm në kapërcimin e sfidës që shumë destinacione mesdhetare kanë për t’u bërë të suksesshme gjatë gjithë vitit, jo vetëm sezonalisht. Limassoli, një nga qytetet më të rëndësishme të Qipros, ka arritur të tërheqë investitorë nga e gjithë bota, jo vetëm për shkak të politikave fiskale favorizuese krahasuar me vendet e tjera të Evropës Perëndimore, por edhe për shkak të lidhjes së ngushtë mes zhvillimit ekonomik dhe turizmit. Ky bashkëpunim krijon elementë të rëndësishëm që e bëjnë qytetin atraktiv gjatë gjithë vitit, jo vetëm për plazh.

Lexo edhe:Mirel Salija dhe 25 vitet që ndërtuan historinë e reklamës në Shqipëri!

Strategjitë konkrete përfshijnë: pjesëmarrje të përbashkët në panaire në mënyrë strategjike, fuqizim të bizneseve lokale me konceptin “Made in” (një iniciativë prezente edhe në Shqipëri), hapja e shtegjeve të reja, sinjalistika, dixhitalizim i siteve (QR codes, prezencë online etj.), influencer marketing, dhe fokus mbi Limassolin si hub sportiv. Sporti është pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme këtu: vrap, padel, sporte ujore, tenis, palestra publike, volleyball; me evente sportive shumë të shpeshta. Ky është rezultat i vizionit të përbashkët për zhvillimin dhe marketingun e sportit në destinacion.

Një aspekt tjetër kyç është qëndrueshmëria. Në një botë ku greenwashing është i pranishëm, Limassoli nuk e ka vetëm në fokus, por e implementon në praktika konkrete, duke bashkëpunuar me Frederick University dhe partnerë të tjerë. Një shembull është Herit Adapt, projekt pilot co-funded nga BE përmes Interreg Euro-MED Programme, ku Bordi i Turizmit Limassol është pjesë e projektit me një monument kulturor dhe përgjegjës për PR dhe komunikimin deri në Shtator 2026. Projekti mbledh ekspertë vendas, komunitete dhe palë të interesuara në Mesdhe për të krijuar një model turizmi të qëndrueshëm të bazuar në të dhëna, që mund të testohet në vende pilot të ndryshme; nga monumente UNESCO deri tek site më pak të njohura.

Në Limassol, site-i pilot është Tempulli i Apollos në Kourion, i cili po përballet me dëmtime nga temperaturat ekstreme. Puna jonë dhe e partnerëve synon të nxisë bashkëpunim dhe praktika të qëndrueshme, duke siguruar që vendet historike të mund të shijohen në mënyrë të përgjegjshme sot dhe të ruhen për brezat e ardhshëm.

Shpresojmë që edhe Shqipëria, si një destinacion që në disa aspekte konkurron me Qipron, të përfshihet në iniciativa të ngjashme dhe të kapë momentum-in e saj në mënyrë strategjike, duke siguruar turizëm cilësor për shumë vite.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0