Ligji për kanabisin mjekësor, gati brenda dy muajsh - Business Magazine Albania

Ligji për kanabisin mjekësor, gati brenda dy muajsh

Ligji për kanabisin mjekësor

Pa u mbyllur vera Shqipëria do të ketë një ligj të posaçëm për kanabisin mjeksor. Pohimet për gatishmërinë e ligjit kanë nisur javën e fundit dhe u theksuan edhe gjatë konferencës online të  kryeministrit Edi Rama. Ai tha se, ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.

Ai bëri të ditur se, nuk është negociuar me delegacionin evropian për legalizimin e kanabisit. “Nuk kam asnjë vlerësim të posaçëm se nuk ka as vlerësim. Vlerësimet dhe konsultimet do t’i bëjmë me disa vende ku ka pasur eksperienca të futjes në jetën ekonomike të përpunimit të kanabisit mjekësor. Kohë më parë e kam thënë se nuk është koha për të folur. Është koha për të vënë situatën nën kontroll”, tha Rama.

Rama ritheksoi se kemi mëse një vit që po e analizojmë. Sipas tij, janë pjekur kushtet për këtë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Rama foli edhe për shpenzimet për rindërtimin. Sipas tij, shpejt do të nisë ngritja e kantierëve të parë.
Asnjë qindarkë për rindërtimin nuk është prekur për të menaxhuar pandeminë e koronavirusit.

“Nuk ka asnjë lloj ngecje apo situatë të veçantë lidhur me fondet e rindërtimit, jemi në proces, kemi pasur një vonesë objektive të shkaktuar nga situate e pandemisë. Këtë javë finalizohet gara e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për shtëpitë individuale dhe besoj nis puna”, tha ai.

Përparësi në rindërtim sipas tij janë shkollat. Për to garat janë në fazë të avancuar, ku ka mbaruar faza e parë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0