Nese ish-Kryeministri Sali Berisha vendos te dale ne pension, do te perfitoje rreth 1 milione e 200 mije leke (te vjetra) nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. E njejta gje mund te thuhet dhe per Presidentin e Republikes Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama dhe deputetet e Parlamentit, sipas Gazeta Dita.
Duke u bazuar te ndryshimet ne ligjin per pensionet suplementare, gazeta ka bere sot kalkulimet e peraferta se sa mund te jete pensioni, per Presidentin Nishani, Ish-Kryeministrin Sali Berisha, ish-kryeministrin Fatos Nano dhe Kryeministrin aktual Edi Rama. Ligji i ri u jep funksionareve te shtetit pension prej 25% te pages referuese, nese kane deri ne 2 vjet sherbim, ndersa per çdo vit, mbi 2 vjet, perfitojne nje rritje prej 5%. Funksionaret e larte te shtetit mund te marrin, pension pleqerie deri 60% te pages referuese dhe mbi kete tavan, nuk mund te perfitoje asnje person, raporton Shqiptarja.com.
Ish-Kryeministri Fatos Nano do te marre nje pension 96 000 leke te reja. Nano e ka mbushur moshen e daljes ne pension, por nuk dihet nese ka aplikuar per te marre pensionin. Ish-Kryeministri Sali Berisha do te marre nje pension 120 mije leke.
Kryeministri aktual Edi Rama do te perfitoje nje pension 77 mije leke. Ndersa presidenti Bujar Nishani do te perfitoje nje pension 154 200 leke te rinj.
Gazeta Dita
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.