Lidershipi nuk ka të bëjë fare me pozitën tuaj në organizatë. Nëse ti vendos që të kujdesesh për atë personin në të majtën tuaj dhe atë në të djathtën tuaj, atëherë ju jeni bërë një lider. Ndonjëherë ju jeni problemi. Ne e kemi parë diçka të tillë që të ndodhë kohët e fundit me atë njeriun e ri për shkencën dhe studimet empirike; atë njeriun e financave që është më i zgjuar se ne, deri sa gjërat kolapsojnë. Dhe ata fajësojnë gjithë të tjerët veç vetes. Dhe pika ku unë dua të dal këtu është: mbani përgjegjësi për veprimet tuaja. Ju mund të merrni të gjitha meritat në botë për gjërat që i bëni siç duhet, për aq kohë sa mbani përgjegjësi për ato që i bëni gabim. Ky duhet të jetë një ekuacion i ekuilibruar. Nuk mund të kesh njërën pa tjetrën. Mund t’i merrni meritat përdiçka kur jipni llogari për ato që bëni.
Të jesh një luftëtar elitë nuk ka të bëjë me se sa i fortë je, me se sa i zgjuar je, apo se sa i shpejtë je. Nëse dëshironi që të jeni një luftëtar elitë, duhet të jeni shumë, shumë të mirë për të ndihmuar atë personin që është në krahun tuaj të majtë dhe atë të djathtë, sepse kjo është mënyra se si avancojnë njerëzit në botë. Bota është shumë e rrezikshme dhe shumë e vështirë që ju të mendoni se, mund t’i bëni këto gjëra vetëm.
Tani nëse ju zbuloni shkëndijën tuaj kujt do t’i kërkoni ndihmë dhe kur do ta pranoni ndihmën kur ajo t’ju ofrohet? Mësojeni këtë aftësi. Mësoni duke u praktikuar dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe kjo do të jetë e vetmja gjë me vlerë që do të mësoni gjatë gjithë jetës suaj. Të pranosh ndihmën kur ju ofrohet dhe të kërkoni ndihmë kur e dini që nuk mund t’ia dilni vetëm. Gjëja e mrekullueshme është se, kur mësoni që të kërkoni ndihmë, do të zbuloni se ka njerëz përreth jush që kanë dashur gjithmonë që t’ju ndihmonin por ata thjesht mendonin që ju nuk kishit nevojë për ndihmën e tyre sepse ju vazhdonit të hiqeshit sikur kishit çdo gjë nën kontrollin tuaj.
Dhe në çastin që ju thoni që, nuk e dini se çfarë jam duke bërë; që keni ngecur; që keni frikë; që nuk mendon se mund të bësh diçka, do të zbuloni se shumë njerëz që ju duan do të vijnë dhe do të kujdesen për ju. Por kjo do të ndodhë vetëm nëse në fillim do të mësoni se si të kujdeseni për ata.
Gjithë jetën tuaj do t’ju thonë që duhet të mësoni të dëgjoni. Unë do të thoja, që ju duhet të mësoni të prisni deri sa të jeni personi i fundit që do të flasë. E shikoj në salla të mërzitura çdo ditë të javës. Edhe ata persona që e konsiderojnë veten një lider të mirë, apo lider të denjë, do të futen në një dhomë dhe do të thonë, ‘ja ky është problemi dhe ja se çfarë mendoj unë, por doja të dëgjoja mendimin tuaj’. Është shumë vonë.
Aftësia për t’i mbajtur mendimet tuaja për veten deri sa të kenë folur të gjithë, bën dy gjëra: E para, ajo i jep të gjithëve ndjesinë që ata janë dëgjuar dhe i jep gjithë të tjerëve aftësinë për të ndjerë që ata kanë kontribuar. Dhe e dyta, ju do të përfitoni nga të dëgjuarit e asaj se çfarë kanë gjithë të tjerët për të thënë përara se ju të parashtroni mendimin tuaj. Aftësia është që t’i mbani mendimet tuaja për vetveten.
Lexo edhe: Fjalët që rrisin fëmijë të fortë emocionalisht, ja çfarë thonë prindërit që bëjnë diferencën
Nëse bini dakord me dikë mos tundni kokën për të thënë po. Nëse nuk jeni dakord me dikë, mos e tundni kokën për të thënë jo. Thjesht uluni aty, merrini të gjitha ato që dëgjoni brenda dhe e vetmja gjë që ju lejohet të bëni është të bëni pyetjet në mënyrë që ju të kuptoni se çfarë duan të thonë ata dhe përse kanë ato mendime që kanë. Ju duhet të kuptoni se nga ku janë duke folur ata. Përse kanë atë mendim që kanë. Dhe jo vetëm ajo që ata janë duke thënë. Dhe në fund, do të vijë rradha juaj. Tingëllon e lehtë. Por nuk është e lehtë. Praktikohuni që të jeni të fundit që do të flisni. Këtë ka bërë Nelson Mandela.
Mbajeni mend këtë. Me fitimin e famës, të pasurisë, të pozicionit dhe të pjekurisë suaj, njerëzit do t’ju trajtojnë më mirë. Ata do t’i mbajnë dyert e hapura për ju, do t’ju bëjnë çaj dhe kafe, madje edhe nëse ju nuk ia keni kërkuar këtë, do t’ju thërasin ‘Zotëri’ dhe ‘Zonjë’ dhe do t’ju japin gjëra. Asnjë nga ato gjëra nuk është për ju. Ato janë për pozicionin që ju mbani. Është për nivelin që ju keni arritur; atë të liderit, ose të suksesit, ose të çfarëdolloj gjëje që ju dëshironi që t’a quani atë. Por ju do t’a meritoni gjithmonë një gotë me çaj. Mbajeni mend këtë. Mësojeni këtë mësim përunjësie dhe mirënjohjeje. Ju mund t’i pranoni të gjithë gjërat e lira, mund t’i pranoni të gjithë përfitimet, dhe absolutisht që mund t’i shijoni ato. Jini mirënjohës për to. Dhe dijeni që ato nuk janë për ju.
Me kujtohet kur po zbrisja nga trenat Asela. Mora një tren Asela nga Nju Jorku në Uashington DC dhe zbrita nga treni si gjithë të tjerët, dhe po ecja në platofrmë si gjithë të tjerët, dhe kalova krahë gjeneralit Norti Shuartz, i cili ka qenë Shefi i Kabinetit të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara; Shefi i Forcave Ajrore. Dhe ja çfarë bëra. Pashë dikë në kostum, duke mbajtur valixhen e tij në platformë ashtu si unë dhe para disa muajsh ai po udhëtonte në një avion privat i shoqëruar dhe me njerëz të tjerë që mbanin valixhet për të, por ai nuk e kishte më atë pozicion. Kështu që, tani atij i duhet që t’i mbajë vet valixhet e tij. Dhe asgjë nuk më bëri që të mensoja më shumë se, askush prej nesh nuk i meriton përfitimet që ne marrim, por ne që të gjithë e metiojmë një gotë me çaj.
Liderët kanë vetëm një gjë. Ata kanë ndjekës. Një ndjekës është dikush që ngre dorën dhe del vullnetar që të shkojë atje ku shkoni ju. Ata ngrenë dorën dhe dalin vullnetar për të shkuar në drejtimin ku po shkoni ju. Kështu që, të drejtosh të tjerët do të thotë që, të keni një vizion të qartë të një bote që nuk ekziston ende; Të një bote që mund të ekzistojë. Dhe duke artikuluar atë kauzë, ata vizion, dhe qëllim përsëri dhe përsëri, kjo do të frymëzojë njerëz të cilët besojnë në atë që besoni edhe ju; që duan t’a shikojnë atë botë të ndërtua; për t’u bashkuar që të vijnë me ju, për të gjetur rrugën.
Për mua, në punën time, ajo që lidership do të thotë të artikulosh atë botë ku shumica prej nesh zgjohen çdo ditë të frymëzuar për të shkuar në punë dhe të kthehen në shtëpi çdo natë të përmbushur nga puna që bëjnë. Kjo nuk do të thotë që, të na pëlqejë çdo ditë. Por ne mund t’a duam punën tonë çdo ditë. Ty mund të mos të të pëlqejnë fëmijët e tu çdo ditë, por ju i doni ata çdo ditë. Kështu që, sa më shumë që flas për këtë botë, që nuk ekziston ende, sepse në botën ku jetojmë tani 99% + 1% e botës nuk e duan atë që bëjnë, ato mund t’a pëlqejnë, por nuk e duan atë. Kur flas për këtë botë që frymëzon të tjerë që të bësojnë atë që besoj edhe unë dhe unë dua ta shikoj këtë botë të ndërtuar dhe që të gjëjnë sipas mënyrës së tyre se si të avancojnë drejt atij vizioni që ai të bëhet realitet.
Unë e përçmoj faktin, ankohem, e mallokoj faktin që kaq pak njerëz thonë unë e dua punën time sikur të kishin fituar ndonjë llotari. Si kur ke një mik që thotë unë e dua punën time dhe ju i thoni, ‘O zot sa me fat që je’. Shumica prej nesh duhet të zgjodhen në mëngjës dhe të thonë, ‘unë e dua punën time’. Është një e drejtë e dhënë nga Zoti, që ne duhet ta duam atë gjënë për të cilën punojmë. Ne duhet të kërkojmë që liderët tanë të na mundësojnë një mjedis ku ne mezi të presim që të vijmë, ku të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe ku të ndjehemi të sigurt për të shprehur vulnerabilitetet, frikërat dhe shqetësimet tona.
Që të jenë të hahur për t’i rregulluar gjërat dhe të kenë disiplinën dhe reagimin e të tjerëve; që të mos vetmbrohemi, sepse ajo po na ofrohet për të na ndihmuar që të përmirësohemi dhe që të rritemi dhe ne duam që të përmirësohemi dhe që të rritemi. Dhe në këmbim, ne do të ndihmojmë të tjerët për t’u përmirësuar dhe rritur sepse kur ne ndjehemi të sigurt, kur ne e ndjejmë se liderët tanë shqetësohen me shumë për ne sesa për një numër, ata kujdesen më shumë për jetët tona dhe besimin dhe gëzimin tonë dhe aftësitë që ne kemi, dhe jo për një lojë afatshkurtër.
Që ata duan t’ia dinë më shumë për prioritet tona se sa për prioritet e një grupi të jashtëm që nuk janë të interesuar, atëherë ne do të përgjigjemi me mirësi dhe ne do të ofrojmë gjakun, djersën dhe lotët tona dhe ne do të bëjmë sakrifica të të gjitha llojeve për të parë që vizioni i liderëve tanë ka avncuar dhe që kjo kompani vazhdon të lulëzojë jo për ata, por për veten tonë. Kjo bëhet diçka thellësish personale dhe bëhet diçka në të cilën ne dëshirojmë që të kontribuojmë. Unë flas për këtë gjatë gjithë kohës. Të punosh shumë për diçka që nuk na intereson quhet stres. Të punosh shumë për diçka që e do quhet pasion.
Dhe jam i lodhur duke dëgjuar teksa na thuhet se do të dëshironin që të merrnin në punë njerëz të apasionuar. Ku e dini ju se çfarë do të thotë kjo. Ju e dini që, që të gjithë njerëzit në planet kanë pasione. Veçse ne nuk kemi të njëjtin pasion për gjëra të ndryshme. Më jipni diçka ku të kem besim. Më jipni mundësinë që të kontribuoj tek diçka. Më lejo që të bëj gabime dhe që ta provoj sërish. Dhe do të keni pasion me shumicë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto