Lideri i shitjeve online në Shqipëri, "Dyqan Taxi" bëhet pjesë e Grupit Balfin

Lideri i shitjeve online në Shqipëri, “Dyqan Taxi” bëhet pjesë e Grupit Balfin


“Dyqan Taxi”, subjekti më i madh i shitjeve online në Shqipëri, është kompania më e re që i shtohet Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe rajon.

Ndërrimi i pronësisë së kësaj kompanie vjen në një kohë kur tendenca e blerjeve online është në rritje progresive në nivel global, ku padyshim nuk bën përjashtim as vendi ynë.

Blerjet online kanë një sërë avantazhesh, që lidhen me kosto më të pakëta dhe transport më të shpejtë, aq më tepër kur kryen përmes një procesi të mirëstrukturuar nga një grup investimi me besueshmëri të lartë në treg siç është rasi i këtij grupi.

Shit-blerjet online janë një fenomen që po zgjerohet me hapa të shpejtë në Shqipëri, por si një industri e re, ajo mbart edhe problematika të ndryshme që lidhen me informalitetin e këtij sektori, mosrespektimin e markave të regjistruara dhe të drejtave të autorit e kështu me radhë.

Hyrja e grupit Balfin në këtë sektor, është garanci e shtuar për sukses të mëtejshëm drejt profesionalizmit, seriozitetit dhe rregullimit të tij.

“Dyqan Taxi” është i pranishëm në treg që prej nëntorit të vitit 2011.

Aktualisht “Dyqan Taxi” ka të punësuar mbi 50 punonjës të cilët janë të gjithë të rinj me eksperiencë në këtë treg të cilët kanë mundësuar suksesin e kompanisë ndër vite.

Sot kjo kompani ka të regjistruar mbi 60.000 klientë në 5 portalet e saj kryesore, www.dyqantaxi.comwww.idedhuratash.alwww.bukinist.al , www.beba.al , www.sekret.al dhe dërgon mbi 150 porosi në ditë në çdo cep të Shqipërisë.

Nëse kompanitë tradicionale të shitjeve me pakicë kanë limitimet e tyre në bazë të informacionit që kanë për klientët apo raftet që kanë në dispozicion, në tregtinë online nuk ekzistojnë këto kufizime për kompani si “Dyqan Taxi”.

Pajisjet elektronike, tabletat e smartphonët, veshje për meshkuj e femra, lodrat për fëmijë, artikujt e kujdesit personal, artikujt për shtëpi, aksesorët për makina etj tashmë nga markat më të njohura, përbëjnë vetëm një pjesë të gamës së jashtëzakonshme të produkteve që do mund të blihen online në “Dyqan Taxi”, aq më tepër me produkte dhe shërbime të kompanive të mëdha e të suksesshme të Grupit Balfin, si Neptun, Jumbo, Spar, Mango, Spriengfield, Cortefiel etj.

/Balfin.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0