Liderët botërorë, pjesë e leksioneve online të Shkollës Finlandeze

Liderët botërorë, pjesë e leksioneve online të Shkollës Finlandeze


Shkolla Finlandeze në Kosovë po fillon serinë e parë të leksioneve online me liderë botërorë, për të gjithë nxënësit nga klasa e 7 deri në klasën e 12.Gjatë këtyre leksioneve, shkolla do të ftojë liderë biznesesh, ekspertë të teknologjisë, trajnerë të mirënjohur dhe mësimdhënës profesionalë nga e gjithë bota, për të folur rreth aftësive esenciale për nxënësit dhe në të njëjtën kohë për të  ndihmuar njerëzit të jenë një hap më afër transformimit në liderë të klasit botëror.

Lexoni: ICTSlab, kurse online pa pagesë për teknologjinë për të gjithë fëmijët e trevave Shqiptare dhe Diasporës

“Lidershipi në kohën e krizës: si të zhvillojmë mentalitet pozitiv në rininë tonë?” do të jetë leksioni i  parë online me Oliver Hartley, Menaxher i Zhvillimit dhe Mësimit në Grupe për Rethink Group, një kompani e menaxhimit të talentit me zyra në Mbretërinë e Bashkuar, Dubai, Australi, dhe SHBA. Oliver ka shpenzuar 10 vitet e fundit të karrierës së tij duke vështruar, analizuar, intervistuar, dhe trajnuar liderë të klasit botëror në të gjitha fushat (biznes, akademi, dhe sport) dhe ai ka zbuluar vetitë e përbashkëta në mentalitetin e tyre, që i ka transformuar jo vetëm në performues të lartë por edhe në liderë të mëdhenj.

Ju mund të bashkoheni më 26 mars 2020 (e enjte) në orën 16:00 në lançimin e kësaj eksperience, nga shtëpia juaj.

Për të ndjekur leksionin online mund të regjistroheni këtu.

Për më shumë informacion vizitoni website-n ose faqen e Shkolla Finlandeze në Facebook.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0