Librat shkollorë falas për nxënësit deri në klasën e shtatë

Librat shkollorë falas për nxënësit deri në klasën e shtatë

Librat shkollorë

Të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të shtatën do të marrin librat shkollorë falas. Lajmin e bëri me dije ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Ministrja tha se me dhënien e librave falas për këta nxënës, ulet barra financiare ndaj prindërve.

Po ashtu ajo shtoi se librat do të jepen falas dhe për të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të, pra nxënësit e familjeve në nevojë.

Një ditë më parë, ministria e Arsimit njoftoi se nxënësit do të rikthehen në shkolla në shtator. Ministria ende po punon për protokollet e nevojshme sigurisë.

Lexoni: Nxënësit do të rikthehen në shkolla në shtator

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0