Lezha udhëheq me ujë 24 orë/ditë, pjesa tjetër e vendit me orare të kufizuara - Business Magazine Albania

Lezha udhëheq me ujë 24 orë/ditë, pjesa tjetër e vendit me orare të kufizuara

çmimit të ujit

Në gjithë vendin, vetëm Lezha arrin të ketë furnizim me ujë 24 orë në ditë, pjesa tjetër e vendit luhatet mes orareve të ndryshme dhe një mesatareje që qëndron ende larg objektivit kombëtar.

Të dhënat e analizuara nga Enti Rregullator i Ujit tregojnë se për vitin e shkuar, mesatarja e orëve të furnizimit me ujë në ditë ishte 17.44 orë/ditë, me një rritje 1.14 orë/ditë krahasuar me vitin paraardhës, i cili ka qenë në të njëjtin nivel me vitin 2022 me 16.3 orë/ditë.

“Objektivi i performancës së mirë të vendosur nga ERRU prej 18 orë në ditë ende nuk është arritur në rang sektori ndërsa për 10 shoqëri ky tregues është mbi 18 orë/ditë të furnizimit me ujë. Në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, për vitin 2024, kanë operuar 14 shoqëri rajonale UK dhe 3 shoqëri ekzistuese UK që janë: SHUK Tiranë, SHUK Kamzë dhe SHUK Vorë.Riorganizimi i shoqërive në zbatim të VKM-së nr. 302, 11.05.2022, u shoqërua me dinamikën dhe problematikën e saj që reflektohet në treguesit kryesorë të performancës të shoqërive në veçanti dhe sektorit në tërësi.

Gjatë vitit 2024 shoqëria që ka raportuar furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë/ditë pa ndërprerje është SHRUK Lezhë, e cila për këtë vit ka një rritje me +5.8 orë/ditë. Arsyeja lidhet me vënien në punë të ujësjellësit të ri për zonën e Laçit”, argumenton ERRU.

Lexo edhe: A mund të ndihmojë ligji i markave tregtare në mbrojtjen e privatësisë së dikujt?!

Rritjen më të madhe sipas të dhënave e ka pasur SHRUK Sarandë, me +11.00 orë/ditë si dhe SHRUK Dibër me +10.00 orë/ditë, pasi për të dy shoqëritë kanë përfunduar investimet e reja

Sipas Entit kohëzgjatja e furnizimit me ujë varion nga 4 – 24 orë/ditë nga të cilat 10 shoqëri performojnë mbi nivelin e mirë me 18 orë/ditë dhe 7 shoqëri janë nën këtë nivel, duke mos pasur asnjë përmirësim të këtij treguesi krahasuar me vitin 2022 dhe me vitin 2023. Ndërsa shoqëria rajonale UK Vlorë ka një rënie të këtij treguesi me -0.45 orë/ditë.

“Më problematikë janë dy shoqëritë e parajonalizuara: UK Vorë me 8 orë furnizimi me ujë dhe UK Kamëz me 4 orë furnizimi me ujë, në kufirin e performancës së dobët dhe duhet të punojnë seriozisht që të kenë përmirësim në vitin e ardhshëm.

Paraqitja grafike e mësipërme na mundëson të kuptojmë se cilat nga shoqëritë performojnë mirë në këtë tregues, si të tilla janë SHRUK Lezhë 24 orë/ditë, SHRUK Korçë 23.7 orë/ditë, SHRUK Pogradec 22.5 orë/ditë, SHRUK Dibër 22 orë/ditë, SHRUK Gjirokastër 22 orë/ditë, SHRUK Shkodër 21.55 orë/ditë, SHRUK Berat 22.11 orë/ditë, SHRUK Sarandë 21 orë/ditë, SHRUK Fier 18 orë/ditë dhe SHRUK Elbasan 18 orë/ditë”, vlerëson ERRU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0