T’i lexosh një libër një fëmije, apo t’i kultivosh atij dashurinë për librin do të thotë që po investon për të ardhmen e tij. Ndoshta ky është investimi më i mirë që mund t’u bëjmë fëmijëve tanë ne si prindër apo edukatorët dhe mësuesit në kopshte dhe shkolla.
Në kopshtin “Princi i Lumtur” dashuria për librin kultivohet që nga periudha e çerdhes e deri në momentin që fëmijët shkojnë në shkollë. Këto ditë fëmijët e këtij kopshti ishin vizitorët më të bukur e më të vegjël në një bibliotekë!
Edlina Bano Losha, drejtoresha e këtij kopshti, i cili zhvillon aktivitete të shumta edukative thotë, që është detyra jonë që fëmijët të kthejnë sytë nga librat. Investimi më i madh për ta është që ne të rriturit t’ju kultivojmë atyre dashurinë për librin!”
Kështu që, frekuentimi i një biblioteke është një nga të shumtat objektiva që drejtuesja ka vënë si qëllim për të zbatuar! Një muaj më parë fëmijët e këtij kopshti mblodhën libra për t’i vendosur në shtëpizat- bibliotekë të vendosura në qendër të Tiranës! “ Të dhurojmë një libër, të shtojmë dije”, ishte motoja!
Lexo: Edlina Bano Losha: Ja pse fëmijët duhet të shkojnë në kopshte edhe kur bie tërmet
Kësaj radhe fëmijët e kopshtit “Princi i Lumtur” jo vetëm që ishin në bibliotekë dhe u njohën me rregullat e saj, u prezantuan me sallat e saj dhe historikun, me librat e rrallë që kishte aty, por ata gjithashtu takuan nga afër edhe disa autorë të librave për fëmijë, të cilët u lexuan atyre përralla! “- Në ditët në vijim, cdo mëngjes, teksa sillnin fëmijët në kopësht, prindërit sillnin të entuziazmuar edhe mbresat e tyre nga vizitat në bibliotekë! Ishte një javë ripërtëritëse që duhet bërë më shpesh- thote Eda.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

