Levis’Albania blen asetet e kompanisë Social DNA

Levis’Albania blen asetet e kompanisë Social DNA


Levis’Albania njoftoi se ka përfunduar blerjen e aseteve të Social DNA. Këto asete përfshijnë pronën intelektuale, të dhënat e konsumatorit, kanalet në median sociale dhe faqen e web-it, të cilat tashmë do të zotërohen nga Levi’s Albania.

Çmimi i blerjes mbetet i pazbuluar, në bazë të marrëveshjes që është bërë mes kompanive.

Social DNA ka krijuar një media sociale shumë të fortë me më shumë se 40,000 ndjekës, dhe gjithashtu ka një trafik web-i gjithmonë e në rritje. Social DNA do të ndalojë publikimin e koleksionit të ri nën pronësinë e re. Ky do të jetë një avantazh për Levi’s Albania për të rritur ndërgjegjësimin ndaj markës dhe për t’u lidhur me klientë potencialë për të depërtuar në tregun shqiptar.

I kontaktuar nga BusinessMag, Drejtori Menaxhues i Social DNA Geri Çupi thotë, “Ne jemi shumë të entuziasmuar që Social DNA po i bashkohet familjes Levi’s Albania. Skuadra do të ndihmojë Levi’s Albania në hapjen e një faqeje të re online që targeton tregun shqiptar dhe do të menaxhojë marketingun e Levi’s.”

Ndërkohë, Social DNA nuk do të lançojë më koleksione të reja. “Levi’s hap dyqanin e parë në muajin korrik dhe së shpejti do të ketë edhe prezencë online në një faqe te re,” tregon z. Çupi.

Kjo blerje është bërë përpara hapjes së dyqanit të parë Levi’s Albania në Toptani Shopping Center në Tiranë, në korrik të këtij, ku do të ofron veshje për meshkuj dhe femra dhe një kënd i veçantë me aksesorë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0