Inflamacioni është përgjigjia imune e trupit ndaj një rreziku të perceptuar. Infeksioni dhe inflamacioni në mitër mund të çojnë në lindje të parakohshme dhe mund të dëmtojnë trurin e fetusit. Disa gra janë në rrezik të veçantë për të zhvilluar inflamacionin, shkruan “The Times of Israel”.
“Studimet kanë treguar se shegët janë të pasura me polifenolë (një lloj përbërësish neutralizues të radikaleve të lira), të njohur për efektet e forta antioksiduese dhe anti-inflamatore që ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare”, tha profesor Ron Beloosesky, drejtor i Prenatal Ultrasound Unit në Divizionin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Spitalin Rambam. Ai realizoi studimin në bashkëpunim me Technion – Instituti Israelit i Teknologjisë.
Professor Ron Beloosesky tha gjithashtu se, “ne dimë se disa shkaqe të dëmtimit të trurit në fetuse janë të lidhura me proceset inflamatore. Ne menduam të provojmë nëse pirja e lëngut të shegës mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit dhe inflamacionit në nënë dhe kështu të zvogëlojë rrezikun e dëmtimit të fetusit”.
Burimi: Izraelisot.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.