Leku forcohet përkundrejt valutave të huaja këtë fundvit

Leku forcohet përkundrejt valutave të huaja këtë fundvit


Në prag të fund vitit 2015, në tregun e këmbimit valutor vendas të gjitha valutat e huaja kanë humbur terren në këmbimet me lekun, duke e “sjellë” monedhën kombëtare në pozicion të rikuperuar disi pas humbjeve të fillim muajit dhjetor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të hënën, dollari amerikan u këmbye me 126.55 lekë, 0.74 lekë më pak se në fund të javës së kaluar; euro me 137.49, ose 0.28 lekë më pak, paundi britanik GBP me 188.40 lekë, 1.64 lekë më pak se javën e kaluar dhe franga zvicerane me 127.15 lekë, 0.79 lekë më pak.

Ndonëse është shpejt të flitet për tendencë, pasi zakonisht në fund të vitit fluksi i emigrantëve është shoqëruar me hyrje më të larta valutore në treg. Këmbimi valutor vendas vazhdon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare dhe kërkesë oferta vazhdon të orientojë pozitat e këmbimit.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0