Leksione lidershipi që mësoni nga të qenit prind

Leksione lidershipi që mësoni nga të qenit prind


Sipërmarrësit vazhdimisht fymëzohen nga burime të jashtme. Por ka një grup që nganjëherë shpërfillet, ndërkohë që ata kanë aftësitë më të mira që mund të mësoni rreth sipërmarrjes: Prindërit.

Kurba e të mësuarit për “ndërtimin” e një njeriu të ri nga e para dhe ri-gjallërimin e vetes si prind dhe një i rritur i dobishëm, ka sfidat e saj. Të gjitha netët-ditët kur fëmija është i sëmurë dhe të mësuarit për të zgjidhur kërkesat e familjes me afatet e punës mund të duken të pa kapërcyeshme.

Këto janë katër mënyrat sesi e ndihmon të qenit prind një biznes:

  1. Ti mund të komunikosh me një dy vjeçar.

Është e pamundur që një prind të mos ketë patur një mosmarrëveshje me fëmijën e tij dy vjeçar. E pamundur. Dhe pikërisht aftësia për ta fituar këtë “debat”, i bën ata Ninxha. Të zgjidhësh gjëra ndërkohë që fëmija yt është shtrirë në tokë duke qarë për arsye të pa arsyeshme, kjo po që është aftësi.

Doni të negocioni me një të rritur? Mësoni si të flisni me një fëmijë të vogël dhe do të fitoni një armë të fortë në arsenalin tuaj.

2. Ti nuk ke frikë të thuash “jo” dhe të përsërisësh vetveten.

Menaxherët dhe punonjësit e rinj mund të jenë të ndrojtur kur vjen puna për të thënë “jo”, sidomos nëse je i ri në këtë punë. Si një sipërmarrës, të thuash “JO”, është një nga aftësitë kryesore që duhet të mësosh. Dhe të qenit prind është një nga “profesionet” që ua mëson më së miri këtë aftësi.

3. Ti di si të jesh fleksibël dhe i shkathët

Një ditë i vogli im po përpiqej të më jeptë një puthje dhe aksidentalisht dhëmbët e tij u përplasën me të mitë aq fort sa atij iu kris një dhëmb. Ne shkuam në urgjencë, më pas te dentisti, hymë pa rradhë dhe si përfundim ia dolëm.

Në biznes funksionon po njësoj: kur përballesh me njerëz dhe sisteme, gjërat prishen, planet ndryshojnë. Të jesh në gjendje të përshtatesh dhe të gjesh një zgjidhje është një talent që shumë sipërmarrës të mirë e zotërojnë.

4. Ti nuk mban mend.

Kjo mund të tingëllojë e mbrapshtë, por në fakt është diçka e mirë. Shpenzojmë shumë kohë duke u shqetësuar dhe debatuar, dhe shumë pronarë biznesesh shqetësohen shumë për gjërat që janë jashtë kontrollit të tyre.

Mungesa e gjumit i ndihmon ata të implementojnë sisteme të reja dhe më rigoroze në biznes, sepse ata nuk mund të kujtojnë më çfarë takimesh kanë lënë gjatë javës. Nëse nuk është në kalendar, nuk ka takim.

Prindërit janë të vështirë, por dhe të pa arritshëm. Aftësitë, grinta dhe këmbëngulja që ata zotërojnë në vendet e tyre të punës, i bëjnë ata të ngjashëm me një sipërmarrës të suksesshëm.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0