Lehtësim taksash për të pasurit! Britanikët “gjunjëzojnë” kryeministren Truss - Business Magazine Albania

Lehtësim taksash për të pasurit! Britanikët “gjunjëzojnë” kryeministren Truss

Kryeministrja britanike Liz Truss u detyrua të hënën të anulojë planet për të ulur taksën për të pasurit. 

Truss dhe ministri i saj i financave, Kwasi Kwarteng, njoftuan një “plan të ri rritjeje” më 23 shtator. Sipas qeverise se re të kryeministres Liz Truss, në mini-buxhetin e qeverisë,  të pasurit që kanë  të ardhura mbi 150 mijë sterlina në vit nuk do paguanin më 45% të të ardhurave, por 40% taksë, çka do u siguronte atyre të ardhura më të mëdha. Por, plani shkaktoi një krizë besimi tek investitorët në qeveri, duke goditur vlerën e Paund-it dhe duke tronditur tregjet në atë masë sa Banka e Anglisë duhej të ndërhynte me një program 65 miliardë paund për të përforcuar monedhën.

Lexo edhe: Paundi arrin nivelin më të ulët 37 vite. Ekspertët paralajmërojnë recesionin

Vendimi për të ndryshuar kursin ka të ngjarë të vendosë Truss dhe Kwarteng nën presion të madh, më pak se katër javë pasi ata erdhën në pushtet. Britania ka pasur katër kryeministra në gjashtë vitet e fundit politikisht të trazuar.

Kwarteng tha se nuk kishte menduar të jepte dorëheqjen. Truss, ish ministrja e jashtme 47-vjeçare e Britanisë, e cila mori detyrën më 6 shtator pasi fitoi një garë lidershipi midis anëtarëve të Partisë Konservatore, tha të dielën se ajo duhet të kishte bërë më shumë për të “hapur terrenin” për politikën në fjalë.

Sky News 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0