Largimi i shqiptarëve nga vendi! Në 3 vite, Gjermania jep 30 mijë leje qëndrimi - Business Magazine Albania

Largimi i shqiptarëve nga vendi! Në 3 vite, Gjermania jep 30 mijë leje qëndrimi

Që prej vitit 2018, lejet e qëndrimit që Gjermania ka dhënë ndaj shtetasve shqiptarë janë rritur.

Sipas të dhënave nga Eurostat, në atë vit mbi 10 mijë shtetas shqiptarë u pajisën me leje për të jetuar e punuar në ekonominë më të madhe të Europës. Në 2019-n, numri i tyre i kaloi 12 mijë. Në 2020-n, ndonëse në pandemi dhe kufizime të forta në lëvizje, u dhanë rreth 8,300 leje qëndrimi.

Në vitet e mëparshme, Gjermania nuk e kishte prioritet afrimin e shtetasve shqiptarë. P.sh në 2011-shin, vitin e parë kur u hoqën vizat për lëvizjen në vendet e BE-së, Gjermania dha vetëm 350 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Në total, që nga viti 2008, kur INSTAT raporton të dhënat, Gjermania ka dhënë gjithsej  48.5 mijë lekë, por 64% e tyre u dhanë vetëm në periudhën 2018-2020. Në vitin 2020, Gjermania për herë të parë u rendit si shteti i dytë për lejet e dhëna për shtetasit shqiptarë, me 22% të totalit, pas Italisë me 34% dhe duke lënë pas Greqinë, me 20.6%. Historikisht Italia dhe Greqia kanë qenë dy shtetet më mikpritëse për shqiptarët që duan të jetojnë e punojnë jashtë.

Të dhënat më të detajuara për shtetasit që kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare, tregojnë se në 2019-2020,  po ikin kryesisht si familje, teksa gati 40% e lejeave u dhanë për fëmijët nën 14 vjeç.

Lexo edhe: Rritja e emigracionit dhe plakja e popullsisë ulin numrin e familjeve në vend

Gjermania, e cila po përballet me kufizime në tregun e brendshëm të punës, po tërheq vitet e fundit shtetas nga e gjithë bota, përfshirë dhe shqiptarë. Specialitete si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit janë ndër profesionet më të kërkuara në Gjermani.

700 mijë shqiptarë kanë ikur në vendet e BE-së nga 2008-a

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.

Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0