Lançohet sezoni i ri i Fortnite, sjell ndryshime argëtuese

Lançohet sezoni i ri i Fortnite, sjell ndryshime argëtuese

Fortnite

Pas disa javësh shtyrje, sezoni i ri i Fortnite ka mbërritur më në fund. Duke vijuar historinë e “Doomsday”, Kapitulli 2 Sezoni 3 vijon në një ishull të përmbytur dhe dëshiron t’u shtyjë juve të provoni gjërat të reja si luftimi me grabitës, udhëtimi mbi një peshkaqen dhe eksplorimi i hapësirave të reja.

Për lojtarët e Fortnite nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Harta është thuajse e njëjta me të njëjtat pika interesi. Thjeshtë niveli i ujit në ishull është rritur dhe mbuluar disa pjesë të tij.

Hapësirat e The Grotto janë plotësisht nën ujë, por Epic ka zbuluar se uji do të zvogëlohet me kalimin e kohës, aq sa ju do të mund të përdorni makina dhe kamionë për të arritur në pjesë të reja, më parë të paarritshme të ishullit.

Pas skin-it të Deadpool të Season 2, Season 3 prezanton në mënyrë të përshtatshme Aquaman, të luajtur nga Jason Momoa në filmin e 2018. Aquaman kryeson një numër të skin-eve të reja për sezonin, dhe ju mund të fitoni atë, ashtu si paraardhësi i tij, duke përfunduar sfidat javore të Battle Pass.

Siç mund të shihet edhe në videon e paraqitur, mënyra të reja për të eksploruar janë makinat, përveç varkave dhe helikopterëve. Gjithashtu ka edhe peshkaqenë të rrezikshëm dhe të uritur.

Me çdo sezon të ri ka një Battle Pass. Herën e fundit ishte karakteri i Marvel Deadpool, por këtë herë është karakteri i DC Aquaman. Sezoni i ri vjen me armë dhe kostume të reja.

Në Season 3, ju do të takoni NPC të reja të armikut të quajtura Marauders, të cilët mund t’i merrni me një armë të re, të tilla si një shockëave gun, glider gun dhe flare gun.

Fortnite Chapter 2 Season 3 është në dispozicion tani, Battle Pass ju jep 950 V-Bucks.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0