Lançohet programi “Edukimi i Punëkërkuesve të Rinj në Sektorin Bankar” - Business Magazine Albania

Lançohet programi “Edukimi i Punëkërkuesve të Rinj në Sektorin Bankar”


Në vijim të punës për promovimin dhe nxitjen e punësimit tek të rinjtë dhe rritjen e potencialit të burimeve njerëzore të sistemit bankar, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Partnerët Shqipëri (PSH) organizuan në Tiranë lançimin e programit “Edukimi i Punëkërkuesve të Rinj në Sektorin Bankar”.

Në një njoftim për shtyp, AAB bën të ditur se gjatë takimit, përfaqësuesit e dy institucioneve, (AAB) dhe (PSH) përkatësisht Spiro Brumbulli dhe Juliana Hoxha, prezantuan programin dhe kontributin e këtij programi tek të rinjtë shqiptarë të diplomuar në Ekonomi, Financë, Bankë dhe Shkenca Ekzakte, në kërkim të karrierës profesionale brenda sektorit bankar.

Gjithashtu, Orfea Dhuci, këshilltare Ekonomik në Alpha Bank Albania, mbajti leksionin e parë në kuadër të programit me temë “Sistemi Bankar në Shqipëri. Historiku dhe tendencat e zhvillimit të sektorit.”

Referuesit e këtij takimi ishin dhe përfaqësues të disa bankave tregtare shqiptare, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e programit dhe mbi mundësitë e krijimit të një mjedisi mundësues për stimulimin dhe zhvillimin profesional të punëkërkuesve të rinj në tregun e punës.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0