Lançohet platforma e parë lokale e startup-eve Digital Tirana - Business Magazine Albania

Lançohet platforma e parë lokale e startup-eve Digital Tirana

Digital Tirana

Digital Tirana është platforma më e re online e Bashkisë Tiranë. Kjo platformë sjell së bashku një sërë elementësh të sektorëve privatë dhe publikë për të mbështetur startup, sipërmarrës, aktorë të ekosistemit si dhe për të dhënë një informacion gjithëpërfshirës për nomadët digjitalë. E përqëndruar në komunitetin e startup-eve të Tiranës, Digital Tirana synon të promovojë, lehtësojë dhe pasqyrojë çfarë ndodh në ekosistem përmes bashkëpunimeve, partneriteteve dhe iniciativave me aktorët lokal dhe ndërkombëtar që dëshirojnë të punojnë dhe kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe frymës sipërmarrëse dhe teknologjike duke ofruar një databazë startupesh dhe investitorësh korrentë dhe potencialë në Tiranë.

80 përfaqësues të ekosistemit të sipërmarrjes dhe teknologjisë u mblodhën pasditen e 25 Marsit në ambjentet e Sallës Balsha tek Hotel Tirana International për t’u njohur me seksionet, artikujt dhe informacionet që përmban platforma si dhe për të ndarë sugjerime dhe sfida të përbashkëta për t’a përmirësuar atë.

Nisma u përshëndet nga Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Z.Arbjan Mazniku si dhe nga aktorë të ekosistemit të startup-eve Znj.Edina Kozma (Zv.Përfaqësuese e UNICEF Shqipëri), Z.Kushtrim Shala (ICTAwards), Z.Albi Greva (Drejtor Marketingu dhe PR në kompaninë Gener2) dhe Z.Akil Rajdho (Administrator i kompanisë RPay).

Lexo: 11 gjëra nga të cilat duhet të hiqni dorë nëse doni të bëheni milionerë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0