Lançohet java dixhitale, All Digital Week, në 25 shtete

Lançohet java dixhitale, All Digital Week, në 25 shtete


ALL DIGITAL Week 2018 ka nisur dhe partnerët tanë po e zhvillojnë dixhitalin në një nivel tjetër në shtetet e tyre.

Më shumë se 1,245 partnerë në 25 vende Europiane do të sjellin seminare, workshop-e, fjalime dhe iniciativa personale për 80,000 pjesëmarës gjatë të paktën 2,000 evente.

Mbi 500 ngjarje janë paraqitur tashmë në hartën evropiane të ALL DIGITAL WEEK.

Laurentiu Bunescu, CEO i ALL DIGITAL, komentoi, “Ne e organizojmë ALL DIGITAL WEEK për të përkrahur Europianët në udhëtimet e tyre të transformimit dixhital. Më shumë se kurrë, ne të gjithë duhet të investojmë  në aftësitë dixhitale për përmbajtjen në media, përfshirje sociale, punësim, sipërmarrje dhe arsim.”

Fushata merret me përmbajtjen dixhitale dhe mediatike, sigurinë në internet, sigurinë kibernetike, kodimin dhe shumë tema të tjera të lidhura me aftësitë dixhitale dhe teknologjinë offline dhe online.

Fiona Fanning, Drejtoreshë e Çështjeve Evropiane, tha: “Ndërsa teknologjia pushton të gjitha aspektet e jetës sonë, kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme të sigurohet që të gjithë evropianët të kenë mundësinë të fitojnë aftësi dixhitale dhe certifikimin që do t’i ndihmojë ata të kenë sukses si student, qytetar dhe punonjës. Ne jemi të kënaqur që mbështesim misionin e rëndësishëm të ALL DIGITAL WEEK në lehtësimin e një transformimi të vërtetë dixhital europian”.

Fushata ka dy tema kryesore. E para ka të bëjë me ndihmën që duhet t’ju japim njerëzve për të ndërtuar besim në teknologji duke zhvilluar të menduarit kritik dhe përmbajtjen mediatike në një kohë të mbushur me “fake neës” dhe mosbesim në media. Tema e dytë dhe më e madhja po ndihmon në zhvillimin e një qasje të të nxënit për të rritur aftësitë dixhitale në një ekonomi gjithnjë e në ndryshim dhe gjithnjë e më shumë të orientuar kah dixhitalizmit.

A mendoni se duhet të jeni partner kombëtar për të marrë pjesë? Jo! Mjafton të jeni të gatshëm të merrni pjesë, sepse çdokush mund të bashkohet me fushatën, edhe nëse nuk ka partnerë kombëtarë në vendin tuaj. Nëse doni të shihni se çfarë ngjarjesh do të ndodhin ose ku, ju mund të kontrolloni hartën e ngjarjeve.

Për të vlerësuar përpjekjet në zhvillimin e shkathtësive dixhitale për fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit, organizatorët e ngjarjeve do të marrin certifikata. Ata gjithashtu automatikisht hyjnë në garë për Eventin më të mirë. Fituesit do të ftohen të marrin pjesë në Samitin e ALL DIGITAL në Bruksel në tetor 2018.

/ALLDIGITAL.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0