“Lamtumirë” çmime të ulëta të naftës

“Lamtumirë” çmime të ulëta të naftës


Tensionet politike, goditjen e parë në ekonomi e japin përmes naftës. Pikëpyetjet për furnizimin global me naftë pas sanksioneve Amerikane së fundi ndaj Iranit kanë prekur mundësitë e furnizimit.

Çmimi në tregun global ka arritur në nivlein 80 dollarë për fuçi, çmim që nuk shënohej nga viti 2014.

Ky trend e fut Botën e çmimeve në një spirale rritjesh. Si për faktin se nafta, është lënda e parë bazë me ndikim në çmime në të gjitha industritë, prodhim e shërbim, por edhe për faktin se vetë çmimi i naftës nuk ka në plan të ulet, përkundrazi.

Rritja e çmimeve paralajmërohet nga Bloomberg.

“Harroni Iranin dhe OPEC-un. Ka një tjetër çëshjte që do të rrisë çmimet e naftës në dy vitet e ardhshme, sipas Morgan Stanley”, citon Bloomberg.

Çmimi Brent i naftës bruto pritet të arrijë në 90 dollarë për fuçi në 2020,  pasi hyjnë në fuqi disa norma të reja ndërkombëtare për tregtinë. Ato kanë si objektiv tregtimin e një cilësie më të mirë karburanti të përpunuar, thonë analistët e bankës në një raport.

Ndryshimet, të cilat detyrojnë anijet të përdorin lëndë djegëse me nivel më të ulët squfuri, vlejnë që në janar të 2020-ës. Ato do të çojnë në rritjen e kërkesës për produktet e distiluara në nivel mesatar, duke përfshirë këtu naftën dhe gazin detar.

“Ne parashikojmë një rritje të fortë të interesit për një nivel mesatar përpunimi, çka do të nxisë rritjen e çmimeve”, shkruan Martijn Rats analist i Morgan Stanley.

Në vendin tonë, çmimet ndërkombëtare të naftës reflektohen lehtësisht, në kushtet kur kompania e përpunimit të naftës ARMO, në pjesën më të madhe të kohës nuk është në përdorim. Pas problemeve të shfaqura në fund të vitit të kaluar dhe pezullimit të aktivitetit, pati rritje të thekesuar të importit të naftës. Në 4 muajt e parë importi u rrit gati 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ecuria e çmimeve në botë: 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0