Lamborghini feston 11000 Huracan dhe 8000 Aventador të prodhuar

Lamborghini feston 11000 Huracan dhe 8000 Aventador të prodhuar


Lamborghini ka bërë të ditur ka arritur 2 rekorde historike për kompaninë. Sipërmarrja prodhoi Avendadorin e 8000-të dhe  Huracan e 11000-të.

Aventador-i i 8000-të, është një S Roadster i përfunduar me ngjyrë Gri Telesto dhe është destinuar për tregun japonez.

Ndërsa Huracan i 11000-të, është i mbaruar me një ngjyrë Blue Nethuns dhe do të shitet në Itali.

Në muajin Mars, Lamborghini tha se ka prodhuar mbi 10000 Huracan, me rreth 250 makina të prodhuara në muaj. E thënë ndryshe, 8 makina në ditë. Prodhimi i 7000 Aventador u anunçua në muajin Tetor të vitit që shkoi. Numri i dërgesave është shtuar me 11% në gjysmën e parë të vitit 2018. Në total, plot 2327 makina duke e çuar në një vit tjetër me rekord shitjesh.

Por, me gjithë këto shifra, rivali Britanik McLaren ka realizuar më shumë shitje përgjatë 4 muajve të parë të vitit 2018, ndonëse me disa mangësi të vogla në statistika.

lamborghini urus

Lamborghini i ri Urus, pritet t’i përmirësojë shifrat për kompaninë italiane. Urus erdhi në momentin kur tregu është i etur për crossover të tillë.

Suksesi i modelit më të vjetër, i Aventador, mund t’a shtyjë kohën se kur ky model do të zëvendësohet. Aventador pritet të zëvendësohet me një V12 aspirim natyral hibride. Dizajni pritet të jetë i inspiruar nga një nga modelet e limituara, të cilat kanë në bazë pikërisht këtë model.

Por, duhen edhe minimalisht 5 vite që të prezantohet një zëvendësues për Aventador . Specifikat e modelit me motor me aspirim natyral, me 4 rrota aktive, me 12 pistona dhe me motor në mes, e bëjnë Aventador-in tepër unik dhe ulin mundësinë e një konkurenti të ri për këtë model në treg.

Influenca e Volkswagen Group duket se nuk ka shkaktuar pasoja negative brenda kompanisë…të paktën nga ana ekonomike.

Por a duhet që kompani me një traditë të tillë të synojnë shitje dhe të humbin të shkuarën?! Apo të fokusohen tek tradita dhe filozofia e vjetër e kompanisë?!

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0