Lajm i mirë për bizneset, s'ka gjoba deri në 31 dhjetor - Business Magazine Albania

Lajm i mirë për bizneset, s’ka gjoba deri në 31 dhjetor

bizneset

Me 1 korrik 2021 fiskalizimi nis fazën e dytë për transaksionet biznes-biznes, por paqartësitë mbi procesin e kontestuar që në nisje mbeten ende shumë të mëdha.

Së fundmi, qeveria ka propozuar një akt normativ për ngrirjen e gjobave për fiskalizimin deri më 31 dhjetor 2021, një kërkesë kjo e bërë nga shoqatat e biznesit.

Lexoni: Administrata Tatimore – Tatimpaguesit të aplikojnë për Certifikatën Elektronike për Fiskalizimin

Për ekspertin Bujar Bendo heqja e penaliteteve tregon se nisma ka dështuar dhe do të rrisë më tej evazionin. Ai propozon shtyrje për zbatimin e fazës së dytë.

Sipas tij, tatimet duhet t’iu japin kohë bizneseve dhe faza e parë e procesit për bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin duhet të zgjasë 3 vjet, njësoj si në vendet ku është implementuar.

Megjithëse administrata tatimore është e vendosur të mos tërhiqet nga fiskalizimi dhe faza e dytë për 51 mijë biznese nis vetëm pas një jave, vetëm 23% e tyre kanë aplikuar për të marrë certifikatën elektronike pranë e-Albania, që është vetëm hapi i parë i procesit.

Me implementimin  e këtij sistemi çdo transaksion do të regjistrohet në kohë reale, duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0