Kyocera lançon telefonin e parë që mund të lahet

Kyocera lançon telefonin e parë që mund të lahet


Digno Rafre është smartphone më i ri nga kompania Kyocera dhe i vetmi në botë, i cili mund të lahet pa shkaktuar ndonjë dëm pjesëve të tij të brendshme. Kjo pajisje ka disa karakteristika të veçanta si mungesa e një altoparlanti dhe ekranin me prekje, i cili mund të komandohet edhe kur është nën ujë duke qënë në këtë mënyrë rezistent ndaj ujit.

https://youtu.be/Vc6eNqoLeQs

Në vend të altoparlantëve normale, ky telefon ka një marrës të zgjuar sonik, i cili transmeton zërin direkt që nga ekrani. Kyocera e ofron këtë telefon si një pajisje ideale, e cila mund të përdoret në çfarëdolloj mjedisi. Edhe nëse bëhet pis, kjo pajisje mund të lahet me sapunin që përdorni për duart edhe me ujë të rrjedhshëm. Ekrani funksion me prekje edhe kur është nën ujë. Përveç kësaj, duke ndjekur hapat e LG, telefoni Digno Rafre për një system për korrigjuar dëmtimet të shkaktuara nga gërvishtjet e në ekran.

kyv36_detail_00-1

Smartphone i Kyocera ka të instaluar sistemin Android 5.1 (Lollipop) me procesor Snapdragon 410 dhe me një ekran me rezolucion 5.0” inç. Ka një kamera rezistene ndaj ujit 13 MP. 2 GB RAM, kamera e përparme 2 MP dhe me një trashësi vetë 1.1 cm

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0