Ky truk marketingu i Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e b... - Business Magazine Albania

Ky truk marketingu i Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim.

Por ndonjëherë, mrekullitë lindin nga gabimet dhe guximi.

Lexo gjithashtu: Këto ndryshime në Amazon do t’ju bëjnë të shikoni kompaninë ndryshe

Si filloi gjithçka?

Ishte viti 1921. Chanel, tashmë një ikonë e modës që kishte sfiduar gjithçka femërore tradicionale me stilin e saj të thjeshtë, por të fuqishëm, donte të krijonte një aromë për gruan moderne: misterioze, elegante dhe ndryshe nga çdo gjë tjetër.

Ajo i besoi këtë mision një parfumieri ruso-francez, Ernest Beaux.

Ai solli disa mostra. Njëra, e etiketuar thjesht “Numri 5”, ishte produkt i një gabimi, asistenti i tij kishte hedhur aksidentalisht shumë aldehid, një përbërës që forcon aromën e jaseminit.

Do të duhej ta shkatërronte parfumin. Por ndodhi e kundërta, aroma mori një thellësi dhe freski që nuk kishte të krahasuar me parfumin e rëndë të kohës.

Coco e zgjodhi pa u menduar gjatë. Instinkti i saj ishte më i mprehtë se çdo test tregu.

Lexo gjithashtu: Burri që injektoi helm gjarpri për 18 vite në trup ndihmon në krijimin e antihelmit universal!

Dështimi që po i priste

Por tregu s’ishte gati. I shtrenjtë. I pazakontë. I krijuar nga një stiliste, jo nga një shtëpi tradicionale parfumerie.

Chanel No. 5 mbeti në rafte, i pavërejtur, për muaj me radhë. Ishte thuajse një produkt i harruar.

Manovra e guximshme që ndryshoi historinë

E dëshpëruar, Chanel bëri një lëvizje të paimagjinueshme.

Organizoi një darkë luksoze në Maxim’s, restoranti më i famshëm i Parisit dhe ftoi gratë më me influencë të qytetit.

Para se të vinin të ftuarat, ajo spërkati parfumin kudo, mbi karrige, mbi tavolina, në ajër.

Kur gratë hynë, e ndjenë menjëherë aromën ndryshe, magjepsëse. Pyetën: “Çfarë është kjo erë?”
Coco nuk ua shiti. Ua dha falas.

Një mit lindi…

Brenda ditëve, Chanel No. 5 u bë një “fjalë goje” mes elitës. Jo thjesht për aromën, por për ndjesinë e luksit, përjetimit dhe ekskluzivitetit.

Nga një produkt i refuzuar, Chanel No. 5 u kthye në parfum statusi. Një ikonë.

Dhe me këtë, nisi ndërtimi i një perandorie miliarda-dollarëshe, mbi bazën e një gabimi të pafat dhe një instinkti të jashtëzakonshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0