Creative Fabrica me bazë në Amsterdam, një treg për dokumentat dixhitalë si posterat, shkronjat dhe grafika të printuara sipas kërkesës, ka mbledhur 61 milionë dollarë, duke përfituar nga bumi i fundit gjenerues i Inteligjencës Artificiale. Financimet e raundit janë një përzierje e borxhit dhe kapitalit; kompania nuk pranoi të thoshte se cila ishte përqindja e secilit.
Raundi, i cili vjen vetëm një vit pas Series A të startup-it, u drejtua nga firma franceze VC Alven, së cilës iu bashkua fondi i investimeve amerikane LionTree dhe MB VC Triple Point, me pjesëmarrjen e investitorëve ekzistues.
Çfarë bën Creative Fabrica?
I lançuar në vitin 2016, Creative Fabrica është një treg për asete dixhitale artistike, mjete dhe klasa master – nga shkronjat dhe posterat deri te qëndisjet, dizajnet e prera dhe veshjet me tegela. Ai operon si një treg për blerje, ashtu edhe si një shërbim abonimi, i cili gjeneron shumicën e të ardhurave.
Krijuesit mund t’i shesin produktet e tyre në treg – çdo aset merr pikë pasi të shkarkohet nga klientët. Projektuesit paguhen në fund të çdo muaji, bazuar në sasinë e pikëve që kanë marrë asetet e tyre.
Start-upi kohët e fundit lançoi një sërë mjetesh që përdorin një motorr gjenerues të Inteligjencës Artificiale të quajtur CF Spark për të lejuar krijuesit dhe projektuesit të gjenerojnë imazhe duke shprehur fillimisht tekstin. Në tre muajt e fundit klientët përdorën Spark për të gjeneruar mbi 15 milion imazhe; për krahasim, biblioteka e saj e rregullt ka 7 milionë produkte.
Creative Fabrica është tashmë në përdorim nga 4 milionë përdorues dhe ka mbi 150 mijë abonentë që paguajnë. Ajo shet produktet e saj në 175 vende, kryesisht në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi./ SIFTED
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.