Qeveria e Nepalit ka shpallur vendimin për të bllokuar qasjen në platformat më të mëdha të mediave sociale, përfshirë Facebook dhe X (ish-Twitter), pasi kompanitë nuk respektuan kërkesën për t’u regjistruar në vend.
Autoritetet thonë se masa synon të kufizojë përhapjen e gjuhës së urrejtjes, thashethemeve dhe krimeve kibernetike. Platformat kishin afat deri të mërkurën për të caktuar një përfaqësues lokal dhe një zyrtar për trajtimin e ankesave, por shumica nuk iu bindën rregullores.
“Platformat e paregjistruara do të çaktivizohen nga sot”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Komunikimit, Gajendra Kumar Thakur. Ndërkohë, ministri i IT-së, Prithvi Subba Gurung, theksoi se kompanitë patën kohë të mjaftueshme, por “zgjodhën ta injorojnë kërkesën”.
Nga platformat kryesore, vetëm pesë, mes tyre TikTok dhe Viber kanë kryer regjistrimin, ndërsa dy të tjera janë ende në proces. Në rrezik mbylljeje mbeten edhe gjigantë si YouTube, Reddit dhe LinkedIn.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.