Ky robot tullash mund të ndërtojë një shtëpi për vetëm dy ditë - Business Magazine Albania

Ky robot tullash mund të ndërtojë një shtëpi për vetëm dy ditë


Roboti Hardian X shtron mbi 1,000 tulla në orë.

Inxhinierët ndërtojnë dizajnin e ndërtesës përmes një programi kompjuterik dhe krahu 30 metërsh i robotit i vendos tullat sipas projektit të dhënë.

Roboti përdor një sistem lazeri për të kuptuar se ku duhet të vendosen tullat. Ai automatikisht vendos ngjtës te tullat përpara se ato të rreshtohen.

Image result for bricklaying robot tech insider

Hardian X është krijuar nga Fastbrick Robotics.

Kompania ka planifikuar ta hedhi në treg këtë robot në vitin 2017.

Tani shtëpitë do të ndërtohen gjatë natës kështuqë mos u habisni nëse në mëngjes do të shihni një pallat të ri ngjitur me shtëpinë tuaj.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0