Ky robot do të jetë bariu i së ardhmes - Business Magazine Albania

Ky robot do të jetë bariu i së ardhmes


Swagbot është krijuar nga qendra australiane për robotët e fushës për të ndihmuar fermerët e bagëtive.

Ai është dizenjuar për të ndihmuar lopët të kullosin dhe për të tërhequr rimorkio në çfarëdolloj terreni.

Roboti me bateri mund të lëvizi 12 milje në orë. Rrotat e lëvizëshme e lejojnë Swagbot të lundrojë përmes përrenjve dhe nëpër terren të thyer.

Në vazhdimësi ai do të përshtatet me veshje termike, lëvizjen, ngjyra, dhe sensorë që t’i japin formë.

Swagbot do të jetë në gjendje të identifikojë tokat e kullotjes dhe kafshët e sëmura.

ky-robot-do-te-jete-bariu-i-se-ardhmes-businessmag

Megjithatë, Swagbot nuk do të dhurojë shoqërinë e këndshme të qenit të kullotës, por fermerët nuk kanë pse të shqetësohen për fatura veterineri apo për t’a ushqyer atë çdo ditë.

Swagbot është një projekt në ndërtim dhe akoma nuk është i disponueshëm për konsumatorët.

Edhe pse duket shumë perfekt, ai ka tmerruar lopët në provën e tij të parë.

/TheVerge.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0