Ky është vendi me numrin më të madh të miliarderëve

Ky është vendi me numrin më të madh të miliarderëve


New York ka qenë në krye të listës së vendeve me numrin më të madh të njerëzve të pasur që prej vitit 2011. 

Hong Kong arriti të “mundë” Big Apple (pseudonimi i New York) duke u bërë destinacioni kryesor me numrin më të madh të njerëzve më të pasur të planetit, sipas një studimi të botuar nga firma kërkimore “Wealth X”.

Rritja ekonomike e shpejtë në dekadat e fundit dhe lulëzimi i bursave, kanë ndihmuar në rritjen e numrit të njerëzve super të pasur në rajon.

Një nga miliarderët më të njohur në Hong Kong është Li Ka-shing, perandoria e të cilit ‘Cheung Kong’ kontrollon porte, rrjete telekomunikacioni dhe kompani energjitike në të gjithë globin.

Globalisht, numri i individëve ultra të pasur u rrit me 13% vitin e kaluar në më shumë se 250,000. Pasuria totale e tyre e kombinuar arriti 31.5 trilionë dollarë, të nxitur nga një rënie në ekonominë globale dhe performancave të mira të tregjeve të aksioneve.

Lista me 10 vendet me pasuri të madhe globale përfshin qytete si Tokio, Los Anxhelos, Paris dhe Londër.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0