Ky aplikacion do t'ju mbrojë nga gjarpërinjtë dhe merimangat - Business Magazine Albania

Ky aplikacion do t’ju mbrojë nga gjarpërinjtë dhe merimangat

Nëse keni hasur ndonjëherë në një gjarpër ose merimangë dhe keni pyetur veten nëse mund t’ju vrasë, një aplikacion i krijuar së fundmi mund t’jua zbulojë këtë. Aplikacioni i quajtur “Critterpedia” mund të mos jetë vëçanërisht i dobishëm në Europë. Por në Australi p.sh numërohen 170 specie gjarpërinjsh, shumica pre tyre helmues, dhe mbi 2000 lloje merimangash.

Aplikacioni ju lejon të ngarkoni një fotografi të një gjarpri ose merimange, dhe pastaj menjëherë t’ju tregojë se çfarë specie është dhe nëse duhet të trembeni apo jo. Programi analizon foton tuaj, dhe më pas përdor një algoritëm për të kuptuar klasifikimin e specieve.

Si funksionon aplikacioni? Aktualisht programi është ende në fazën e testimit, dhe përshkruhet si një ‘motor kërkimi për të mësuar’, kështu që ai do të azhurnojë vazhdimisht informacionin e tij, pasi përdoruesit fillestarë fillojnë të bashkëveprojnë me të. Ndërsa disa nga të dhënat tashmë ekzistojnë, mund të jetë e vështirë kur dy lloje merimangash ose gjarpri duken pothuajse identikë.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0